Sarri: Hazard nuk është lider

E publikuar: 23/01/2019 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri, hapur ka akuzuar Eden Hazardin për mungesë të lidershipit.

Problemet në ekip dhe për formën momentale të disa lojtarëve Sarri vendosi që t’i adresonte në konferencën për shtyp.

Pasi konfirmoi se tashmë Higuain mund të quhet lojtar i Chelseat, Sarri deklaroi se Hazard është lojtar i madh dhe mund t’i vendosë ndeshjet, por nuk është lider.

“Ai është më shumë lojtar individual se sa lider. Ai është shumë i rëndësishëm për ne, natyrisht, por ai është lojtar i madh. Ai mund të fitojë ndeshjet për dy minuta, ndonjëherë për një minut”.

“Ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë, por në këtë moment nuk është lider”, deklaroi Sarri.

Kujtojmë se pas humbjes nga Arsenali ishte Sarri ai që publikisht doli duke vënë në pikëpyetje mentalitetin e skuadrës së tij.

Chelsea të enjtën në mbrëmje luan në kuadër të Carabao Cup ndaj Tottenhamit.

/Telegrafi/