Salah bëhet lojtari i katërt në histori të Ligës Premier që shënon më shpejt 50 gola

E publikuar: 20/01/2019 02:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mohamed Salah vazhdon të seleksionojë rekorde individuale me fanellën e Liverpoolit.

Liverpooli ka fituar me rezultat të ngushtë 4-3 ndaj Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.

Në këtë ndeshje njëri nga më meritorët ishte ylli egjiptian Salah, i cili shënoi dy gola.

Me këto dy gola, Salah ka arritur numrin e 50 golave të shënuara në Ligën Premier, ku 48 vijnë me fanellën e Reds dhe dy tjera me Chelsean.

Përveç kësaj, sulmuesi 26-vjeçar është bërë lojtari i katërt në histori të Ligës Premier që arrin të shënojë më shpejt 50 gola.

Yllit egjiptian i janë nevojitur vetëm 72 ndeshje për të arritur 50 gola, duke barazuar kështu sulmuesin e njohur spanjoll, Fernando Torres.

Lojtari që ka arritur më shpejt të shënojë 50 gola në Ligën Premier është ish-sulmuesi anglez, Andy Cole, i cili kishte shënuar në vetëm 65 ndeshje.

I dyti që ka shënuar më shpejt 50 gola është Alan Shearer me 66 ndeshje, ndërsa i treti holandezi Rud Van Nistelrooy me 68 ndeshje. /Telegrafi/