Rrotullon krahun për 180 shkallë, shkaku i sëmundjes së rrallë që ia zhduku njërën kockë (Foto)

E publikuar: 31/08/2018 20:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua 37-vjeçare nga India, mund ta rrotulloi krahun për 180 shkallë, pasi i është zhdukur një kockë në krah.

Atë e diagnostikuan me sëmundjen e rrallë, që në mjekësi njihet si Gorham-Stout, apo ‘sëmundja që i zhdukë kockat’, transmeton Telegrafi.

Rasti saj është studiuar gjatë, ndërsa të gjeturat u publikuan në një zhurnal britanik për mjekësi.

E tëra ndodhi, pasi ajo shkoi në një spital në Pondinchery, me dhimbje të konsiderueshme në krah. Madje, për tre muaj kur edhe kishte nisur të ketë probleme, nuk mund ta përdorte si duhet dorën ë majtë.

Pjesën ku ankohej për dhimbje, ajo e kishte shumë të butë, teksa fotografimi me rreze X, tregoi një mungesë misterioze. Mjekët e raportuan rastin në spital universitar, në mënyrë që me të, të merren ekspertët.

Kjo sëmundje është e pashërueshme, ndërsa pacientit nuk i shkakton ndonjë prolemë shtesë, vetëm se duhet të mësohet me pengesat.

Deri më tani, në historinë e mjekësisë janë raportuar vetëm 70 raste me Gorham-Stout, përfshirë edhe një në fillim të këtij vitit.

Nuk duhet çfarë e shkakton, por të gjithë të prekurit raportohet të kenë pasur rritje enorme të enëve të gjakut, të cilat besohet se i thyejnë ngadalë kockat. /Telegrafi/