Rektori Dema mohon rolin te kontrata për përkthim librash

E publikuar: 26/09/2017 08:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marjan Dema, tani rektor i Universitetit të Prishtinës po konsideron se i është keqpërdor emri gjatë gjykimit që po zhvillohet kundër ish-rektorit të këtij universiteti, Enver Hasanit, dhe tre të akuzuarve të tjerë për korrupsion, shkruan Koha Ditore.

I është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Themelore të Prishtinës, që t`ia mundësojë për të dëshmuar dhe për të treguar, sipas tij, të vërtetën rreth akuzave kundër tij.

Kërkesë të njëjtë ka deponuar edhe Prokuroria, duke i kërkuar gjykatës që Demës t`i mundësohet dhënia e dëshmisë.

Dema, kërkesën e ka proceduar pas dëshmisë së zëvendësdrejtorit të Institutit për Studime Ndërkombëtare në Tiranë, Jorgjo Qiriako. Ky i fundit, në seancën e kaluar të mbajtur në muajin korrik, ka thënë se në vitin 2008, e kishte pranuar një kontratë të ndryshuar për përkthim librash në Tiranë nga Marjan Dema, atëkohë prorektor i UP-së. Në këtë takim, sipas tij, ka qenë i pranishëm edhe Enver Hasani.