Redaktori Serb ‘u qëllua pas debatit me Gruan e Millosheviqit’

09.09.2015 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Në gjykimin për vrasjen e gazetarit serb Slavko Çuruvija në vitin 1999, vajza e tij tha se ai kishte pasur një përballje të madhe me gruan e Sllobona Millosheviqit para se të vritej.

Jelena Çuruvija tha në Gjykatën Speciale me bazë në Beograd ditën e martë se babai i saj debatoi me Mirjana Markoviqin, gruan e ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq disa kohë para se të vritej – një vrasje që familja e tij beson se u nxit nga kundërshtimi i tij ndaj regjimit.

“Pas bisedës së tyre, marrëdhëniet e tyre u përkeqësuan sepse ai tha se ajo që ata (Millosheviqi dhe Markoviqi) po bënin për vendin nuk ishte gjë e mirë dhe shtoi ata do të vareshin në rrugën qendrore në Beograd për këtë gjë,” tha Jelena Çuruvija.

Gazetari dhe redaktori Slavko Çuruvija u qëllua 17 herë pas shpine më 11 prill 1999 para ndërtesës ku ai jetonte në Beograd.

Pak ditë para se të vritej, ai u akuzua nga Mirjana Markoviq për tradhti, sepse ajo pohoi se ai mbështeste bombardimin e Jugosllavisë nga NATO-ja. Markoviq u largua nga vendi dhe shkoi në Rusi pasi Millosheviqi u dërgua për të dalë në gjyq për krime lufte në Hagë, ku ai vdiq në vitin 2006.

Prokurori pretendon se Çuruvija u vra për të ndihmuar në ruajtjen e regjimit të Millosheviqit dhe “për shkak të fjalimeve të tij publike në vend dhe jashtë tij, në të cilat ai kritikonte autoritetet politike dhe për shkak të ndikimit të mundshëm që ai mund të ketë pasur te publiku”.

Sipas aktakuzës, një “person i panjohur” urdhëroi vrasjen dhe Radomir Markoviqi, ish-kreu i Sigurimit të Shtetit në Serbi, urdhëroi vrasjen, ndërsa tre ish-agjentë të tjerë sigurimi – Ratko Romiq, Milan Radonjiq dhe Miroslav Kurak morën pjesë në organizimin dhe ekzekutimin e vrasjes.

Të tre burrat e kanë deklaruar veten të pafajshëm, ndërsa Kurak është në arrati dhe po gjykohet në mungesë.

Vajza e Çuruvijas tha gjithashtu se babai i saj e dinte që e mbikëqyrnin sepse personi i punësuar për të kontrolluar nëse banesa e tij përgjohej gjeti pajisje përgjimi.

Ajo tha se familja filloi të druhej për jetën e Çuruvijas kur një artikull në gazetën pro-regjim në Beograd “Politika Ekspres” sipas të cilës ai donte që NATO-ja të sulmonte vendin u lexua me zë të lartë në televizionin shtetëror.

“Kjo ishte një thirrje publike për një linçim,” tha ajo.

Branka Prpa, gruaja e Çuruvijas, tha në gjykatë se ai filloi të kishte probleme në tetor të vitit 1998, kur qeveria miratoi Ligjin mbi Informimin Publik, i cili e bëri edhe më të lehtë që regjimi të kontrollonte median dhe të ndiqte penalisht gazetarët.

Në atë kohë, Ministri i Informacionit në qeverinë e Millosheviçit ishte Aleksandër Vuçiq, kryeministri aktual i Serbisë.

“Ka pasur edhe kërcënime të tjera nga regjimi i atëhershëm, përfshirë intervistën e Vuçiqit në Gazetën “Argument” ku ai tha se “do të marr hak ndaj Slavko Çuruvijas për gënjeshtrat që gazeta e Çuruvijas ‘Dnevni Telegraf’ boton në lidhje me mua”, tha Prpa. “Për mua, është e qartë se shteti ishte ekzekutuesi i atij krimi,” shtoi ajo.

Sipas aktakuzës, Kurak ishte autori i drejtpërdrejtë, ndërsa Romiq bashkëpunëtor i tij – ai e goditi Prpan me qytën e pistoletës gjatë sulmit.

Prpa tha se ajo pa një njeri duke vrarë Çuruvijan, por supozohet se kanë qenë dy sulmues duke qenë se “një person nuk mund të më ketë goditur mua dhe të qëllojë atë në të njëjtën kohë”.

Ajo tha gjithashtu se gazetat e Çuruvijas kishin një tirazh të madh, e cila është edhe arsye pse “ai u bë një kërcënim për regjimin që donte t’i mbyllte gojën regjimit”.

Radomir Markoviqi, i cili aktualisht po kryen dënimin me 40 vjet burg për vrasjen e ish-presidentit serb Ivan Stamboliq dhe krime të tjera, ndërsa Romiq dhe Radonjiq ditën e martë u liruan nga akuza për tentativë për vrasje të liderit të partisë opozitare Vuk Draskoviq në vitin 2000.

Slavko Çuruvija fillimisht ishte gazetar për shumë revista të njohura dhe gazeta të përditshme në Serbi dhe ish-Jugosllavi.

Në vitin 1994, pas marrjes nga ana e regjimit të gazetës “Borba”, ai dhe shumë pjesëtarë të tjerët të stafit vendosën ta linin punën atje.

Në vitin 1996, ai themeloi “Dnevni Telegrafin”, gazetën e parë private në Serbi pas më shumë se 50 vjetësh. Në vitin 1998, ai nisi gjithashtu një revistë që dilte çdo dy javë dhe titullohej “Evropljanin”.

Gjykimi vazhdon ditën e mërkurë./BIRN BEOGRAD/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Protesta e komunave, Aliu-Qeverisë: Qytetarët nuk e meritojnë të ndëshkohen

Protesta e komunave, Aliu-Qeverisë: Qytetarët nuk e meritojnë të ndëshkohen

Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ramadani për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë

Ramadani për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë

Shpërthejnë sërish tensionet në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme raketore

Shpërthejnë sërish tensionet në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme raketore

Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës

IKD takohet me kryetarët e disa komunave, më 1 shtator rinis mbledhja e nënshkrimeve në Prishtinë

IKD takohet me kryetarët e disa komunave, më 1 shtator rinis mbledhja e nënshkrimeve në Prishtinë

Hoti kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president: LDK nuk mund të mbështesë një emër vetëm për hir të marrëveshjes politike

Hoti kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president: LDK nuk mund të mbështesë një emër vetëm për hir të marrëveshjes politike

LDK mblidhet nesër, së pari Kryesia, pastaj Grupi Parlamentar

LDK mblidhet nesër, së pari Kryesia, pastaj Grupi Parlamentar

Abdixhiku: Sot, po i japim Republikës një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze

Abdixhiku: Sot, po i japim Republikës një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze

Osmani krah Sejdiut: Na priftë e mbara, për Republikën mbi të gjitha

Osmani krah Sejdiut: Na priftë e mbara, për Republikën mbi të gjitha

Haxhiu: E mirëpres marrëveshjen LVV-LDK, tani ky proces të përmbyllet në Kuvend

Haxhiu: E mirëpres marrëveshjen LVV-LDK, tani ky proces të përmbyllet në Kuvend