Lajmet

Abdixhiku: Sot, po i japim Republikës një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze

31.08.2026 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Abdixhiku: Sot, po i japim Republikës një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar pasi partia e tij dhe ajo e LVV-së, kanë arritur marërveshje dhe kanë propozuar Bekim Sejdiun për president.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka shkruar sot po i japin Republikës një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze.

“LDK-ja do ta mbështesë këtë marrëveshje me bindjen se shteti është më i rëndësishëm se çdo interes partiak. Këtë e kemi besuar gjithmonë. Këtë po e dëshmojmë edhe sot”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot, po i japim Republikës tonë një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze.

Pas përfundimit të negociatave të gjata, jam i lumtur të njoftoj se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojnë bashkërisht profesor Dr. Bekim Sejdiun kandidat për President të Republikës së Kosovës.

Ky është, para së gjithash, një lajm i mirë për Kosovën.

Vendi ynë ka kaluar muaj të tërë në pasiguri politike dhe institucionale. Institucionet kanë mbetur të bllokuara, kohë e çmuar është humbur gjersa qytetarët, me të drejtë, kanë pritur nga ne që ta vendosim interesin e shtetit mbi llogaritë partiake.

Pikërisht këtë kemi bërë.

Emri i profesor Sejdiut u propozua nga të dyja palët, në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Kur interesi i Republikës vendoset mbi interesin partiak, mund të gjenden njerëz dhe zgjidhje që bashkojnë. Në këtë pikë dua t’i falënderojë të dy ekipet diskutuese për mbështetjen në këtë proces;, për përpjekjet konstruktive në një proces të vështirë dhe kompleks.

Profesor Sejdiu është jurist i shquar, diplomat me përvojë të jashtëzakonshme në SHBA e Turqi që nga qeverisjet e para të LDK-së; ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese,  dhe njohës i thellë i shtetit dhe i së drejtës. Bekim Sejdiu e do Republikën, beson në Kushtetutën e saj dhe në orientimin tonë të palëkundur euroatlantik; në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtetar në bindje, me rrënjë në familje me ideale të larta kombëtare; mbi të gjitha, njeri me integritet, maturi dhe pavarësi – nga secila palë – virtyte që i duhen institucionit më të lartë përfaqësues të vendit.

Prej tij presim të jetë President i Republikës dhe i të gjithë qytetarëve, jo përfaqësues i dy partive apo i një shumice të përkohshme. Presim ta mbrojë rendin kushtetues, ta ruajë unitetin e vendit dhe të veprojë me pavarësi, urtësi dhe përgjegjësi në çdo rrethanë.

Presim që Kosovën ta përfaqësojë me dinjitet para aleatëve tanë; të mbrojë pa asnjë lëkundje orientimin euroatlantik të shtetit; të jetë zë i arsyes në kohë përplasjesh dhe faktor bashkues kur dallimet politike e shoqërore bëhen të mëdha.

LDK-ja do ta mbështesë këtë marrëveshje me bindjen se shteti është më i rëndësishëm se çdo interes partiak. Këtë e kemi besuar gjithmonë. Këtë po e dëshmojmë edhe sot.

Sot, përgjigja jonë ndaj jostabilitetit, kaosit e dyshimeve, është një Republikë me President dinjitoz; e me një LDK, që qëndron në origjinë – rugoviste e institucionaliste. Ajo jep individë me integritet; edhe kur nuk merr asgje në kthim për veten. Sepse e don shtetin më shumë se sa veten.

Zoti e bekoftë Kosovën! See less

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

Votohet Qeveria Kurti 4

Votohet Qeveria Kurti 4

Rama ironizon VV-në: Patriotizmi sot në Vetëvendosje e paska pushim

Rama ironizon VV-në: Patriotizmi sot në Vetëvendosje e paska pushim

Kurti në Kuvend: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në, kërkesa e prokurorisë është e padrejtë

Kurti në Kuvend: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në, kërkesa e prokurorisë është e padrejtë

Nis seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Nis seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Kurti zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë së re

Kurti zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë së re

Kërcënoi kushëririn për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vorë

Kërcënoi kushëririn për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vorë

Zëdhënësi i Aleancës: Asgjë s’e dallon Vujoviqin nga Simiqi, ka deklarata skandaloze kundër Kosovës

Zëdhënësi i Aleancës: Asgjë s’e dallon Vujoviqin nga Simiqi, ka deklarata skandaloze kundër Kosovës

“Tanja Vujoviq po, Vlora Çitaku jo”, Deliu-Kodra i reagon VV-së

“Tanja Vujoviq po, Vlora Çitaku jo”, Deliu-Kodra i reagon VV-së

Kuvendi konstituohet pa nënkryetarë nga PDK e AAK, Haxhiu mbyll seancën

Kuvendi konstituohet pa nënkryetarë nga PDK e AAK, Haxhiu mbyll seancën

Kuvendi voton Kujtim Shalën si nënkryetar të Kuvendit

Kuvendi voton Kujtim Shalën si nënkryetar të Kuvendit

Tërhiqet VV-ja, thotë se do t’i votojnë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë Kuvendi

Tërhiqet VV-ja, thotë se do t’i votojnë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë Kuvendi

‘‘Kthejini në shtëpi’’, ‘‘Kosova po pret’’, Mediat botërore raportojnë për Marshin për Liri: Mijëra njerëz morën pjesë

‘‘Kthejini në shtëpi’’, ‘‘Kosova po pret’’, Mediat botërore raportojnë për Marshin për Liri: Mijëra njerëz morën pjesë

Ndahet nga jeta aktori i njohur Jashar Shahiqi

Ndahet nga jeta aktori i njohur Jashar Shahiqi

“‘Mora fjalë’ jehon fuqishëm në përmbyllje të Marshit për UÇK-në”

“‘Mora fjalë’ jehon fuqishëm në përmbyllje të Marshit për UÇK-në”

Hamza: Vendimi i padrejtë është dënim për Kosovën, historinë nuk lejojmë të rishkruhet

Hamza: Vendimi i padrejtë është dënim për Kosovën, historinë nuk lejojmë të rishkruhet