Lajmet

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

31.08.2026 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e flamurit “Liri për Ukrainën” që qëndronte varur në objektin Hotel Grand në qendër të Prishtinës që kur Rusia nisi agresionin e saj. Ky acarim në vend, u arsyetua me pozicionin e Kosovës kundër agresionit rus dhe ndihmën e dhënë për Ukrainën që nga nisja e luftës.

Lidhur me këtë zhvillim në raportet Prishtinë-Kyiv kanë folur gjatë për Gazetën Express nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri.

Nga kjo Ambasadë thonë se qëndrimi i Zelenskyt i shprehur në Beograd s’është asgjë e re dhe se presidenti ukrainas thjeshtë i është përgjigjur një pyetjeje të një gazetari në Beograd.

“Ambasada e Ukrainës dëshiron t’ju tërheqë vëmendjen për faktin se, gjatë vizitës së tij të fundit në Serbi, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy nuk bëri asnjë deklaratë që njoftonte një ndryshim në qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës. Ai thjesht iu përgjigj pyetjes së një gazetari në lidhje me njohjen ose mosnjohjen e Kosovës nga Ukraina. Asgjë në përgjigjen e Presidentit nuk ndryshonte nga qëndrimi konsistent i Ukrainës për këtë çështje.”, kanë thënë nga Ambasada e Ukrainës në Tiranë.

Një pozicion i tillë për mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës nga Kievi zyrtar thonë se në asnjë formë nuk duhet të interpretohet si mosvlerësim për ndihmën e Kosovës dhe rreshtimin e Prishtinës zyrtare krahas vendeve demokratike në sanksionimin e Rusisë.

“Ukraina e vlerëson shumë solidaritetin dhe mbështetjen e ofruar nga populli dhe institucionet e Kosovës ndaj Ukrainës që nga fillimi i agresionit në shkallë të plotë të Rusisë. Ne jemi sinqerisht mirënjohës për ndihmën e Kosovës ndaj Ukrainës dhe mbështetjen për qytetarët ukrainas. Ne gjithashtu e vlerësojmë shumë përputhjen e Kosovës me sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Në të njëjtën kohë, qëndrimi i Ukrainës në lidhje me statusin e Kosovës mbetet i pandryshuar. Megjithatë, kjo nuk duhet të interpretohet si minimizim i vlerësimit të Ukrainës për mbështetjen dhe solidaritetin e demonstruar nga populli i Kosovës ndaj Ukrainës.”, kanë thënë nga Ambasada e Ukrainës.

Sa i përket mundësisë së rikonsiderimit të qëndrimit për pavarësinë e Kosovës, Ambasada ukrainase në Tiranë thotë se ky vendim merret nga autoritetet qendrore të Ukrainës, në përputhje me interesin kombëtar, ligjin ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh kontekstin e zhvillimeve në nivel ndërkombëtar.

“Lidhur me mundësinë e rishqyrtimit të këtij qëndrimi, çdo vendim që ka të bëjë me politikën e jashtme të Ukrainës përcaktohet nga autoritetet shtetërore përkatëse në përputhje me interesat kombëtare të Ukrainës, Kushtetutën dhe legjislacionin e Ukrainës, si dhe të drejtën ndërkombëtare, brenda kontekstit të zhvillimeve përkatëse në nivel ndërkombëtar”, kanë sqaruar nga Ambasada e Ukrainës në Tiranë.

Nga Ambasada tutje theksojnë se do t’i kthehen temës së Kosovës, kur të përfundojë agresioni rus dhe kur Ukraina të dalë nga flakët e luftës.

“Siç është vënë re tashmë, qëndrimi i Ukrainës për njohjen politike të Kosovës mbetet i pandryshuar. Çështja e njohjes nuk është mbyllur ose hequr nga axhenda e politikës së jashtme të Ukrainës; megjithatë, Ukraina do të jetë në gjendje t’i rikthehet kësaj dhe çështjeve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare kur të dalë nga flakët e luftës së tmerrshme që i është imponuar nga Rusia. Për momentin, përparësia absolute e Ukrainës është të mbrojë popullin e saj, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial dhe t’i japë fund kësaj lufte shkatërruese”, kanë potencuar nga Ambasada.

Nga Ambasada sqarojnë se kësaj teme nuk mund t’i japin përëparësi për shkak të luftës së tmerrshme që Rusia ka nisur për më shumë se katër vitesh.

“Jemi të bindur se populli i Kosovës e kupton këtë veçanërisht mirë, duke pasur parasysh përvojën e tyre tragjike të luftës, vuajtjeve dhe humbjeve njerëzore”, shton Ambasada në përgjigje.

Nga përfaqësia diplomatike e Ukrainës, kujtojnë se kanë ndërmarrë disa hapa lidhur me popullin e Kosovës, duke theksuar njohjen e pasaportave të Kosovës.

“Që nga 25 marsi 2019, Ukraina ka pranuar pasaportat e zakonshme (civile) të lëshuara nga Kosova për qëllime të përpunimit të vizave. Ky mekanizëm u prezantua me qëllim lehtësimin dhe normalizimin e udhëtimit në Ukrainë nga banorët e Kosovës, kryesisht për arsye humanitare, pa përbërë njohje de jure të Kosovës nga Ukraina. Autoritetet ukrainase kanë theksuar vazhdimisht se masa të tilla konsullore nuk përbëjnë njohje të personalitetit juridik ndërkombëtar të Kosovës”, kanë përfunduar nga Ambasada e Ukrainës në Tiranë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fillim të muajit gusht gjatë një konference për media pas vizitës në Serbi ka deklaruar se politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe të drejtën ndërkombëtare. Sa i përket Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”, ka thënë Zelensky.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Nderimet shtetërore ndaj Mlladiqit, Kandiq: Turp i tmerrshëm, Serbia s’do jetë e njëjtë pas këtij degradimi politik, moral e civilizues

Nderimet shtetërore ndaj Mlladiqit, Kandiq: Turp i tmerrshëm, Serbia s’do jetë e njëjtë pas këtij degradimi politik, moral e civilizues

Edi Rama: Serbinë është mirë ta kesh në tryezë e t’i thuash se s’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

Edi Rama: Serbinë është mirë ta kesh në tryezë e t’i thuash se s’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia: BE-ja duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit, integrimi i Shqipërisë s’mjaftohet me veton tonë

“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia: BE-ja duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit, integrimi i Shqipërisë s’mjaftohet me veton tonë

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet

Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet

Policia shqiptare e gjeti Jozefin Markun të fshehur në banjon e banesës së një shoku

Policia shqiptare e gjeti Jozefin Markun të fshehur në banjon e banesës së një shoku

Trump: Fola me Putinin, ai nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

Trump: Fola me Putinin, ai nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

Hamza: Nga sot, PDK-ja hyn në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik

Hamza: Nga sot, PDK-ja hyn në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik

Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd

Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd

Ramadani: Sot përfundon edhe afati që vetë VV e ka caktuar për konstituimin e Kuvendit, s’po e respektojnë as këtë

Ramadani: Sot përfundon edhe afati që vetë VV e ka caktuar për konstituimin e Kuvendit, s’po e respektojnë as këtë

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik