Kryesore

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president

31.08.2026 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president

Bekim Sejdiu është emri për të cilin janë pajtuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës për postin e presidentit të Kosovës.

Më poshtë është biografia e Sejdiut e marrë nga Gjykata Kushtetuese:

Bekim Sejdiu (1974) është gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Para emërimit gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese (prill 2015), gjyqtari Sejdiu ka shërbyer si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Ai i takon brezit të parë të ambasadorëve të Republikës së Kosovës.  Në këtë cilësi, ai ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë (2008-2012) dhe Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju-Jork (2012-2014) Para se të caktohej Ambasador, gjyqtari Sejdiu ka shërbyer si këshilltar politik në Kabinetin e ministrit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Që nga viti 2002, gjyqtari Sejdiu është profesor (asistent) në Departamentin e të Drejtës Ndërkombëtare të Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Prishtinës.

Gjyqtari Sejdiu ka përfunduar studimet juridike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës (1999). Ai ka përfunduar dy magjistratura: në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, në Universitetin e Bilkentit (2005), dhe në fushën e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, në Universitetin e Sarajevës dhe në Universitetin e Bolonjës (2001). Gjyqtari Sejdiu ka doktoruar në fushën studimeve ndërkombëtare dhe diplomatike në Fakultetin e Qeverisë dhe të Studimeve Evropiane – Nova Univerza, në Slloveni.

Në të gjitha angazhimet e tij publike, gjyqtari Sejdiu ka qenë ngushtë i lidhur me përpjekjet për promovimin e tolerancës shoqërore, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe të barazisë gjinore, duke qenë kësisoj pjesë e grupit themelues dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Hulumtuesve Profesionalë të Institutit Kosovar për Hulumtime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED (2002-2008). Në vitet 2000-2002, ka qenë edhe drejtor programi në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile – FKSHC.Edhe

Gjatë veprimtarisë së tij publike, gjyqtari Sejdiu është dekoruar me një numër dekoratash dhe mirënjohjesh, si: Dekoratën e Asamblesë së Shtetit të Nju-Jorkut (SHBA), Çelësin e qytetit Worcester (Massachusetts, SHBA) dhe Medaljen nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë.

Duke qenë pjesë aktive në mësimdhënie universitare, gjyqtari Sejdiu ka ndjekur vizita studimore në universitete të ndryshme të Evropës dhe të SHBA-së.  Ka botuar një numër punimesh akademike në revista të ndryshme shkencore, ndërkombëtare dhe vendore.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rezultatet e PISA-s e largimet nga vendi, Maliqi-Qeverisë: Sovraniteti s’është territori, por njerëzit brenda tij

Rezultatet e PISA-s e largimet nga vendi, Maliqi-Qeverisë: Sovraniteti s’është territori, por njerëzit brenda tij

Kongresisti amerikan: Regjimi i Vuçiqit nxit urrejtje, serbët duan mundësi ekonomike, sundim të ligjit e paqe rajonale

Kongresisti amerikan: Regjimi i Vuçiqit nxit urrejtje, serbët duan mundësi ekonomike, sundim të ligjit e paqe rajonale

Aleanca mbledh sot Kryesinë, pas takimit konferencë për media

Aleanca mbledh sot Kryesinë, pas takimit konferencë për media

Hykmete Bajrami i përgjigjet Abdixhikut: Jeni i fundit që mund të flisni për parime, ambicie e shtet

Hykmete Bajrami i përgjigjet Abdixhikut: Jeni i fundit që mund të flisni për parime, ambicie e shtet

“Liria ka Emër” mobilizohet për marshin e 12 shtatorit, organizojnë transport nga e gjithë Kosova

“Liria ka Emër” mobilizohet për marshin e 12 shtatorit, organizojnë transport nga e gjithë Kosova

Rezultatet në PISA, Hamiti: Kosova po ngel me pushtetin e VV-së në të gjitha fushat

Rezultatet në PISA, Hamiti: Kosova po ngel me pushtetin e VV-së në të gjitha fushat

KFOR dhe Islanda zgjasin bashkëpunimin për hapësirën ajrore të Kosovës deri në vitin 2028

KFOR dhe Islanda zgjasin bashkëpunimin për hapësirën ajrore të Kosovës deri në vitin 2028

Kurti: Serbia kaloi nga mohimi në adhurim shtetëror të gjenocidit

Kurti: Serbia kaloi nga mohimi në adhurim shtetëror të gjenocidit

Avdullah Hoti kërkon “Konventë të madhe” për pajtim dhe bashkim në LDK

Avdullah Hoti kërkon “Konventë të madhe” për pajtim dhe bashkim në LDK

Lushaku: PISA 2025, turpi qeveritar

Lushaku: PISA 2025, turpi qeveritar

Kurti: Do të vazhdojmë me bisedime për presidentin, synojmë të shmangim përsëritjen e zgjedhjeve

Kurti: Do të vazhdojmë me bisedime për presidentin, synojmë të shmangim përsëritjen e zgjedhjeve

Kurti: Nuk kam asnjë informacion për vendimmarrjen e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së

Kurti: Nuk kam asnjë informacion për vendimmarrjen e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së

Verdikti final në Hagë, Haradinaj: Krerët tanë nuk mund të barazohen me Millosheviqin

Verdikti final në Hagë, Haradinaj: Krerët tanë nuk mund të barazohen me Millosheviqin

Sveçla dënohet me burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend

Sveçla dënohet me burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend

Nesër vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit, partitë rikthehen në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve

Nesër vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit, partitë rikthehen në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve

Haziri: LDK ka qenë trampolina më e madhe që e ka bërë Albin Kurtin kryeministër

Haziri: LDK ka qenë trampolina më e madhe që e ka bërë Albin Kurtin kryeministër