Lajmet

Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

31.08.2026 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave sportisten kosovare Donjeta Sadiku, në shenjë vlerësimi për suksesin e saj në Lojërat Mesdhetare, kontributin në sportin e boksit dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Haxhiu ka bërë të ditur dekorimin përmes një postimi, duke thënë se ka pasur kënaqësinë që t’ia ndajë Sadikut këtë medalje pas suksesit të arritur në garat ndërkombëtare.

“Sot pata kënaqësinë ta dekoroj me Medaljen Presidenciale të Meritave sportisten Donjeta Sadiku, për suksesin e veçantë të shpalljes kampion në Lojërat Mesdhetare, kontributin në boks dhe përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Haxhiu.

Në postimin e saj, ushtruesja e detyrës së Presidentes ka rikujtuar edhe momentet e veçanta të Sadikut gjatë Lojërave Mesdhetare, të cilat u zhvilluan në Taranto të Italisë.

Haxhiu ka theksuar se Donjeta Sadiku ishte përzgjedhur për të mbajtur flamurin e Republikës së Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare, duke e bartur atë me krenari gjatë parakalimit të sportistëve kosovarë.

“Në hapjen e Lojërave Mesdhetare në Taranto të Italisë, Donjeta mbajti me krenari flamurin e Republikës së Kosovës gjatë parakalimit të sportistëve tanë”, ka shkruar ajo.

Por, sipas Haxhiut, paraqitja e Sadikut nuk u ndal vetëm me ceremoninë hapëse. Pak ditë më vonë, boksierja kosovare arriti të sigurojë medaljen e artë, pas fitores në finalen e kategorisë së saj ndaj përfaqësueses së Serbisë, Kristina Kuluhova.

Pas triumfit në finale, Sadiku e ngriti flamurin e Republikës së Kosovës në majën më të lartë të podiumit, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm për sportin kosovar.

“Pak ditë më vonë, pas fitores në finale ndaj përfaqësueses së Serbisë, Kristina Kuluhova, ajo fitoi medaljen e artë dhe e ngriti flamurin tonë në majën më të lartë të podiumit. Një sukses historik për Donjetën dhe Kosovën”, ka deklaruar Haxhiu.

Me rastin e dekorimit, Haxhiu ka përgëzuar jo vetëm Donjeta Sadikun, por edhe trajneren e saj, Marjola Sallauka, si dhe të gjithë ekipin që ka kontribuar në përgatitjen e sportistes.

Ajo ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e tyre, duke u uruar suksese të reja dhe medalje të tjera në garat e ardhshme ndërkombëtare.

“E përgëzova Donjetën, trajneren Marjola Sallauka dhe të gjithë ekipin e saj për këtë arritje të madhe, duke u uruar suksese të mëtejshme dhe medalje të tjera në garat e ardhshme”, ka shkruar Haxhiu.

Në fund të postimit, ushtruesja e detyrës së Presidentes ka theksuar se rezultatet e vazhdueshme të Donjeta Sadikut e bëjnë atë një shembull të sportistes që e përfaqëson Kosovën me krenari dhe dinjitet në arenën ndërkombëtare.

“Me punën dhe sukseset e vazhdueshme, Donjeta vazhdon të jetë shembull i shkëlqyer i sportistes që e përfaqëson Kosovën me krenari dhe dinjitet”, ka përfunduar Haxhiu.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rezultatet e PISA-s e largimet nga vendi, Maliqi-Qeverisë: Sovraniteti s’është territori, por njerëzit brenda tij

Rezultatet e PISA-s e largimet nga vendi, Maliqi-Qeverisë: Sovraniteti s’është territori, por njerëzit brenda tij

Kongresisti amerikan: Regjimi i Vuçiqit nxit urrejtje, serbët duan mundësi ekonomike, sundim të ligjit e paqe rajonale

Kongresisti amerikan: Regjimi i Vuçiqit nxit urrejtje, serbët duan mundësi ekonomike, sundim të ligjit e paqe rajonale

Aleanca mbledh sot Kryesinë, pas takimit konferencë për media

Aleanca mbledh sot Kryesinë, pas takimit konferencë për media

Hykmete Bajrami i përgjigjet Abdixhikut: Jeni i fundit që mund të flisni për parime, ambicie e shtet

Hykmete Bajrami i përgjigjet Abdixhikut: Jeni i fundit që mund të flisni për parime, ambicie e shtet

“Liria ka Emër” mobilizohet për marshin e 12 shtatorit, organizojnë transport nga e gjithë Kosova

“Liria ka Emër” mobilizohet për marshin e 12 shtatorit, organizojnë transport nga e gjithë Kosova

Rezultatet në PISA, Hamiti: Kosova po ngel me pushtetin e VV-së në të gjitha fushat

Rezultatet në PISA, Hamiti: Kosova po ngel me pushtetin e VV-së në të gjitha fushat

KFOR dhe Islanda zgjasin bashkëpunimin për hapësirën ajrore të Kosovës deri në vitin 2028

KFOR dhe Islanda zgjasin bashkëpunimin për hapësirën ajrore të Kosovës deri në vitin 2028

Kurti: Serbia kaloi nga mohimi në adhurim shtetëror të gjenocidit

Kurti: Serbia kaloi nga mohimi në adhurim shtetëror të gjenocidit

Avdullah Hoti kërkon “Konventë të madhe” për pajtim dhe bashkim në LDK

Avdullah Hoti kërkon “Konventë të madhe” për pajtim dhe bashkim në LDK

Lushaku: PISA 2025, turpi qeveritar

Lushaku: PISA 2025, turpi qeveritar

Kurti: Do të vazhdojmë me bisedime për presidentin, synojmë të shmangim përsëritjen e zgjedhjeve

Kurti: Do të vazhdojmë me bisedime për presidentin, synojmë të shmangim përsëritjen e zgjedhjeve

Kurti: Nuk kam asnjë informacion për vendimmarrjen e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së

Kurti: Nuk kam asnjë informacion për vendimmarrjen e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së

Verdikti final në Hagë, Haradinaj: Krerët tanë nuk mund të barazohen me Millosheviqin

Verdikti final në Hagë, Haradinaj: Krerët tanë nuk mund të barazohen me Millosheviqin

Sveçla dënohet me burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend

Sveçla dënohet me burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend

Nesër vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit, partitë rikthehen në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve

Nesër vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit, partitë rikthehen në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve

Haziri: LDK ka qenë trampolina më e madhe që e ka bërë Albin Kurtin kryeministër

Haziri: LDK ka qenë trampolina më e madhe që e ka bërë Albin Kurtin kryeministër