Real Madridi është gati të rinovojë kontratën e Bale

E publikuar: 01/06/2018 08:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti spanjoll, Real Madrid po mendon të blindojë edhe për disa vite yllin uellsian, Gareth Bale.

Bale nuk po përjetonte një sezon të mirë te Reali dhe shpeshherë e gjente veten në bankën e rezervistëve.

Kjo situatë e acaronte kohë pas kohe lojtarin uellsian, i cili disa herë mendoi largimin nga Santiago Bernabeu.

Skuadra të mëdha evropiane, e në veçanti ato angleze si Manchester Unitedi ishin të interesuara në shërbimet e tij.

Gareth Bale (Getty Images)

Megjithatë, pas këtij interesimi klubi spanjoll ka reaguar duke menduar blindimin e heroit të finales së Ligës së Kampionëve.

Sipas mediumit anglez Daily Mail, Real Madrid po përgatitet të ofrojë një kontratë të re për të mbajtur Bale në kryeqytetin spanjoll.

Drejtuesit e Los Blancos po përgatiten të takohen me përfaqësuesit e Bale gjatë dy javëve të ardhshme për të diskutuar rreth kontratës së re.

Ndryshe, Bale i ‘ftoi’ ekipet e interesuara për të pas finales së fundit të Ligës së Kampionëve, duke thënë se ai duhej të luante më shumë sesa që bënte në Madrid. /Telegrafi/