Rama u thotë italianëve se Europa s’e ka përmbushur ende amanetin e etërve themelues

19.08.2015 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rama u thotë italianëve se Europa s’e ka përmbushur ende amanetin e etërve themelues

Kur flitet për Europën, Edi Rames i pëlqen të jetë fanatik Europës së bashkuar sipas projektit të etërve që e themeluan atë, një Europë e paqtë, e bashkuar dhe e begatë.

Por, kryeministri i Shqipërisë duket se nuk ka asnjë iluzion se ky projekt ende nuk është përmbushur.

Në një intervistë për të përditshmen e majtë italiane “l’Unita”, Edi Rama nuk është kursyer në ashpërsinë e kritikave për mënyrën sesi Bashkimi Europian po menaxhon krizën e emigrantëve.

Shkak janë bërë thirrjet e Lega Nord në Itali për përmbytjen e anijeve që vijnë me emigrantë nga vendet në konflikt. Dhe Edi Rama ka gjetur rastin t’u kujtojë izolacionistëve ekstremistë, apo populistë siç i quan ai, se Italia vitin e kaluar fitoi rreth 4 miliardë euro vetëm nga kontributi i emigrantëve të integruar shqiptarë.

Kur pyetet se çështja e rishpërndarjes së kuotave për azilkerkuesit duhet te zgjidhet nga secili shtet më vete apo si një problem i përbashkët, Edi Rama e gjen “frikësuese faktin që flitet për këtë dejá vu dramatike, pa asnjë shenjë përgjigjeje bindëse nga ana e Bashkimit Europian”.

Duke e çuar më tej këtë ide, kryeministri i Shqipërisë thotë se, “ky migrim masiv ka nxjerrë në sipërfaqe atë që ndërkohë ekzistonte, boshllëkun e Europës së sotme”, sepse sipas tij mungon strategjia për të përballuar këtë dallgë të njerëzve të dëshpëruar, që ikin nga konfliktet e luftës.

“Është budallallëk me tepri të mos kuptosh se kjo përplasje ose përballohet së bashku, ose rrezikon të shpartallojë me themeli mbarë Europën që njohim sot”, thotë Edi Rama në intervistën e tij për të përditshmen italiane, përcjell Top Channel.

Kryeministri i Shqipërisë bën një dallim të fortë mes valës migratore nga Afrika dhe asaj nga Ballkani dhe Europa Lindore. Për këta të fundit, ku ka dhe shumë shqiptarë, Edi Rama thotë se largohen nga vendi sepse “shikojnë një kontinent që shkon përpara me shpejtësi të ndryshme, i cili faktikisht, po dështon të jetë një motor shprese për ata që s’ndjehen pjesë”.

Megjithatë, kryeministri Rama këmbëngul se shqiptarët vazhdojne ta duan integrimin në Bashkimin Europian dhe se është i bindur se, “te dalësh sot nga Europa e bashkuar do të thotë të dalësh nga historia dhe nga paqja”.

“Ajo çka e lëkund sot projektin nuk është ideja e etërve themelues të Bashkimit Europian, por mungesa e strategjisë dhe e kurajos në drejtim. Projekti është i papërmbushur, po kjo nuk e bën më pak të vlefshëm”, shprehet Edi Rama për të përditshmen italiane, duke shprehur bindjen se përgjigja më e mirë për çdo mosbesues është se duhet më shumë Europë, jo më pak Europë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ramadani për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë

Ramadani për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë

Shpërthejnë sërish tensionet në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme raketore

Shpërthejnë sërish tensionet në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme raketore

Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës

IKD takohet me kryetarët e disa komunave, më 1 shtator rinis mbledhja e nënshkrimeve në Prishtinë

IKD takohet me kryetarët e disa komunave, më 1 shtator rinis mbledhja e nënshkrimeve në Prishtinë

Hoti kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president: LDK nuk mund të mbështesë një emër vetëm për hir të marrëveshjes politike

Hoti kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president: LDK nuk mund të mbështesë një emër vetëm për hir të marrëveshjes politike

LDK mblidhet nesër, së pari Kryesia, pastaj Grupi Parlamentar

LDK mblidhet nesër, së pari Kryesia, pastaj Grupi Parlamentar

Abdixhiku: Sot, po i japim Republikës një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze

Abdixhiku: Sot, po i japim Republikës një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze

Osmani krah Sejdiut: Na priftë e mbara, për Republikën mbi të gjitha

Osmani krah Sejdiut: Na priftë e mbara, për Republikën mbi të gjitha

Haxhiu: E mirëpres marrëveshjen LVV-LDK, tani ky proces të përmbyllet në Kuvend

Haxhiu: E mirëpres marrëveshjen LVV-LDK, tani ky proces të përmbyllet në Kuvend

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president