Qentë endacak si problem aktual?

E publikuar: 16/06/2016 03:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besnik Kalisi

Nëpër shumë vende të ndryshme të botës, kemi edhe kultura të ndryshme që nënkupton edhe qasje të ndryshme ndaj qenve si kafshë!
Në disa vende, ata më shumë çmohen dhe egzagjerohet kujdesi ndaj tyre dhe në disa vende të tjera nuk vlersohen, kjo e ndikuar edhe nga zhvillimi i ekonomik, social apo edhe fetar.
Në Kosovë, shumë nga njerëzit kur i shohin qentë endacak duke bredhur rrugëve, nuk është qe i pengojnë (sikurse kudo që ata shkojnë apo qëndrojnë është vendbanimi i tyre) dhe i duket krejt normale dhe çka është më e keqja, se nga paraqitja e tyre shumë e dhimbshme, në raste se i ofrohen njerëzve, ata tentojnë ta gjuajnë me gurë ose me ndonjë gjë tjetër dhe në anën tjetër shohim qentë të tjerë që lëvizin lirshëm, ku përveç frikës që shkaktojnë në publik gjejmë edhe jashtëqitjet të tyre nëpër rrugë!
Duke parë se me çka po ushqehen (nëpër kontiniera), ku qëndrojnë (të sfiduar nga temperaturat e ndryshme), të pavaksinuar dhe me një imunitet të dobët, ata janë të ekspozuar dhe predispozuara ndaj shumë sëmundjeve bakteriale, virusale, parazitare.
Ndër sëmundjet më të rrëzikshme infektive që transmetohen tek njerëzit janë: leshmanioza, tokoplazmoza, antraksi, zgjeba, lia e qenit, hepatiti Infektiv, parvovirosa e qenit, tetanosi etj.
Të gjitha këto sëmundje janë rrezik potencial për t’u transmetuar tek njerëzit.

Transmetimi i sëmundjeve bëhet përmes kafshimit, kontaktit përmes lëkurës, ajrit, kollës, qëndrimi i afërt tek fekalet e tyre etj.
Meqenëse ende nuk është bërë ndonjë zgjidhje për qentë endacak, duhet një senzibilizim i përgjithshëm i popullatës që t’iu shmangen mënyrave përmes të cilave mund të marrin sëmundje apo të ruhen nga sulmet eventuale (gjatë stinës së dimirit nga mungesa e ushqimit agresiviteti i tyre shtohet)!
Zgjidhja e vetme por edhe që praktikohet në tërë botën është grumbullimi i tyre dhe vendosja nëpër strehimore, ku bëhet mjekimi, sterilizimi dhe vaksnimi i tyre dhe kështu gradualishtë reduktohet numri i tyre, ku duhet theksuar se tek ne, dukshëm është duke u rritur interesimi për mbajten e qenve, ku strehimorja e qenve mund të jetë pikë referimi për ta.
E tërë përgjegjësia për t’i ndërmarrë këto vendime i takojnë komunave përkatëse dhe kur dihet që duhet derdhur shumë fonde (duke pas parasysh ekonomin tonë), ata duhet hartuar politika stimuluese për t’i tërhequr donacionet nga organizatatat ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve apo të i’u lehtësohen proceduarat për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.
Meqenëse ne synojmë të jemi antare e BE-s, duhet ditur qe një ndër kushtet që ne të jemi pjes e saj, është të kemi një strategji të menagjimit të popullsisë së qenve, që përfshin ligjin kundër dhunës së qenve, vaksinimin, sterilizimin dhe promovimin e pronësisë së kafshëve shtëpiake.

Kemi shumë arsye që të kemi një mobilizim të përgjithshëm që t’a kalojmë këtë situatë, duke mos lejuar edhe përseritjen e rasteve sikur i fëmijës fat keq ku gjeti vdekjen por edhe shume të të lënduarve dhe të sulmuarëve.
Nuk është patjetër me pas dashuri për qentë por është i patjetërsueshëm kujdesi dhe mirqenja ndaj tyre, ku, kjo është pjesë e karakterit njerëzor.