Gjatë mesditës, sot në Prishtinë ka ndodhur një aksident i tmerrshëm, ku një kamioni u kanë prishur frenat dhe ka hyrë në anën e kundërt të rrugës.
Në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident i tmerrshëm, ku një kamioni të kompanisë “Pastrimi” u janë prishur frenat dhe ka hyrë në drejtim të kundërt të rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar disa persona dhe janë dëmtuar disa vetura.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të këtij aksidenti.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net, se nga ky aksident janë lënduar tre persona dhe janë dëmtuar nëntë vetura.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Rmadani” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit deri tani ndihmë mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka treguar Ahmeti.
Më poshtë ju sjellim disa fotografi nga ky aksident i tmerrshëm.