Piatek përfundoi vizitat mjekësore, tani të gjithë në pritje të zyrtarizimit

E publikuar: 23/01/2019 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krzysztof Piatek te Milani ka filluar të marrë formë reale, lojtari përfundoi sot (e mërkurë) edhe testet e para mjekësore.

Polaku në padite vizitoi klinikën La Madonnina dhe normalisht aty nuk munguan mediat dhe disa tifozë.

Tani të gjithë sytë janë nga faqja zyrtare e klubit kuqezi, në pritet të njoftimit për zyrtarizimin e 23-vjeçarit nga Genoa.

Sulmuesi pritet t’i bashkohet Milanit për 35milionë euro, ndërsa do të nënshkruajë kontratë deri në qershorin e 2023.

Për lojtarin kishin shfaqur interesim edhe shumë klube të mëdha evropiane, përfshirë edhe Real Madridin.

Piatek këtë sezon në Serie A ka shënuar 13 gola, vetëm Cristiano Ronaldo, Fabio Quagliarella dhe Duvan Zapata kanë më shumë gola se ai, të tre nga 14 gola.

Ardhja e tij te klubi nga Milani i jep mundësi Gonzalo Higuainit t’i bashkohet Chelseat. /Telegrafi/