Përparim Ramës i reagojnë nga LDK-ja pasi tha se “s’është pjesë e partisë”

E publikuar: 30/08/2023 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se s’është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës por vetëm një partnerë i ngushtë i partisë që drejton Lumir Abdixhiku.

Ndaj kësaj deklarate të Ramës ka reaguar zyrtari i LDK-së, Valon Murtezaj, duke thënë se një deklaratë e tillë e Ramës është “nonsens”.

Murtezaj ka rikujtuar faktin se Përparim Rama i ka prirë listës së LDK-së për Prishtinën.

“Kryetari i Prishtinës nuk qenka anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, partner i ngushtë.

Ndërsa i ka prirë listës së LDK-së për Prishtinën.

Çfarë nonsensi!”, ka shkruar Murtezaj.