Përmbysje spektakolare e Anglisë kundër Gjermanisë

27.03.2016 00:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Anglezët kanë thënë gjithmonë që futbolli zgjat 90 minuta dhe në fund fiton Gjermania, por këtë herë në Berlin fitoren e mori Anglia, pikërisht duke zbatuar shprehjen e tyre të famshme mbi gjermanët, me Dier që me golin e minutës së 91-të, vulosi një sukses spektakolar të Anglisë në “Olimpiastadion”. Te kombëtarja e “Tre Luanëve” u ndje mbi të gjitha efekti i dyshes kryesuese të Premier League, Leicester-Tottenham, ku përvec Dier shënuan gjithashtu dhe Kane e Vardy, me të këtë të fundit që dhuroi dhe përlën e mbrëmjës. Në Berlin, ndeshja mes dy skuadrave nisi me një minutë heshtje në nder të viktimave që humbën jetë pak ditë më parë në Bruksel.

Në momentin që foli fusha sfida ishte spektakolare, e denjë për dy emra të mëdhenj dhe pse goli vonoi disi në fakt, pasi erdhi vetëm në minutën e 43-të me Toni Kroos. Fillimi i pjesës së dytë u duk sikur i dha më shumë besim Gjermanisë, që shënoi dhe të dytin me anë të Mario Gomezit, të cilit në pjesën e parë i ishte anulluar dhe një gol. Gjermania ka qenë gjithmonë skuadra që nuk dorëzohej kurrë, por këtë herë këtë rol e bëri Anglia, që në të 61-tën shkurtoi diferencën me sulmuesin e Tottenham, Kane.

Gjithsesi perlën e mbrëmjes e dhuroi sulmuesi i momentit në Angli, Jamie Vardy, që me një goditje të takë mposhti në mënyrë spektakolare Manuel Neuer. Anglia që në pjesën e dytë dhuroi një futboll të jashtëzakonshëm, në të 91-tën befasoi Gjermanië me një gol me kokë të Dier, që realizoi një përmbysje të madhe për kombëtaren e “Tre Luanëve”, që treguan se në Europian mund të jetë një prej favoriteve ndërsa Gjermania, ashtu si dhe në eliminatore vazhdon të shfaqë shumë luhatje në lojën e saj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)