Opinione

Patriotizmi i ekzagjëruar

01.09.2016 08:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Patriotizmi i ekzagjëruar

Shkruan Besnik Kalisi
Për t’i dhënë kuptim patriotizmit, është dashuria ndaj vendit ose nacionalizmi urretje ndaj popujve tjerë, ku, në thelb kanë të njejtin kuptim.
Gjatë historis, ne shqiptaret kemi qenë pre e çdo fuqie pushtuese dhe nga pafuqia jonë, vetem kemi bërë rezistencë nga shpirti patriotik dhe nuk jemi asimiluar sot e asaj dite!
Por, sot ne jemi të “çliruar”, kemi shtetin tonë dhe pothuasje krejt kompetencat janë në duar tona mbrenda shtetit, jetojmë të lirë, kemi ndryshu stilin e jetesës, jemi “civilizuar” , por një gjë ende nuk po mundemi me ndryshu, që është “Patriotizmi i ekzagjeruar apo euforik”.
Duke u nisur nga ky fakt, si qeveritarët ashtu edhe armiqët tanë, janë duke e shfrytëzuar pambarimisht këtë “emocion” që kur n’a kaplon, ne e humbim toruan.
Momentin kur politikanët tanë bëjnë marrveshje të fshehta apo ndodhen në një pozitë jo të lakmueshmë dhe për t’i mbuluar këto, ata thirrën në nacionalizëm duke bërë tubime mbarkombëtare, duke biseduar për Shqipërinë e madhe etj etj, dhe ne të hipnotizuar nga këto përralla, politikanët vetëm se i’a arrijnë qëllimeve manipuluese!
Armiqën tanë këtë patriotizmin tonë, e shfrytëzojnë duke bërë provokime qoftë në deklarata apo me thumbime, dhe pas deklaratave të tyre gjendja në Kosovë bëhet alarmante, ku, kjo vetëm sa i shkon në favor shtetit të tyre para syve të botës.
Këto veprimet tona vetëm sa i japin një imazh negativ vendit tone, ku dihen qëllimet tona për t’u futur në Europ.
Duhet cekur, se edhe Edi Rama i provokoj shumë rënde në një takim zyrat në beograd, bile atë pas ndeshjës futbollistike shumë të tensionuar por reagimet serbe ishin shumë të kujdesshme karshi botës, ku, për këtë u kujdesen diplomatët serb.
Tjetra, ne shqiptarët me duket se kuptojmë patriotizmin vetëm kur bëhet fjalë armiku dhe rreziku tjetër qëndron së jemi edhe patriot të pavetëdishëm, ku, siç thonte Fatos Lubonja në një emision “që shqiptari e ndërton shtëpinë e tij pa leje dhe mbi kulëm vendos flamurin kuq e zi,, dhe po t’a mendoj kjo është absurde!
Duhet t’a duam vendin tonë me punë, duke luftuar korrupcionin e jo me i’u bashkangjit, t’i paguajmë tatimet dhe të luftohen mospaguesit, mos të pritet gjithçka nga policët por të gjithë të bëhemi policë etj, dhe duhet t’a mbrojmë me fanatizem!
Në një ligjerat hoxhë Jakup Hasipi tashmë i ndjer thonte që, “patriot është ai i cili e largon një mbeturin nga rruga,,!
Meqenëse tashmë kanë ndryshuar gjërat, duhet që patriotizimit t’i qasemi në një mënyrë tjetër e t’i shprehim dashuri me punë, e jo të kemi urrejtje ndaj vendeve tjera sepse më shumë e dobëson armikun duke punuar për vendin tënd, se sa duke urrejtur “n’kolltuk” apo duke i thurrur parrulla armiqësore që fjalët vetëm se i merr ajri!
Sot jetojmë në botën diplomatike, ku gjërat zhvillohen me strategji dhe plane afatgjate, e jo me gjaknxehtësi dhe eufori e emocion!
Nëse ne kujdesemi për vendin tonë dhe reagojmë ndaj çdo padrejtësie që n’a bëhet, atëher shumë politikan që sot janë në rolin udhëheqësiv dhe shume të tjerë që kandidojnë pa kritere të mirfillta, duke e ditur se nuk ka reagim të qytetarëve dhe pa përgjigjësi, ata fare nuk do të kandidonin duke e ditur se çfar i pret!
Më shumë se kurr n’a duhen diplomat gjakftohtë dhe më shumë se kurr ne duhet t’i shkojmë pas.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Kur Vota shndërrohet në mall pazari! Kah shkuan 349.5 milion?!

Kur Vota shndërrohet në mall pazari! Kah shkuan 349.5 milion?!

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Ekonomia e Rusisë është më e brishtë nga sa duket

Ekonomia e Rusisë është më e brishtë nga sa duket

Shqipëria ka nevojë për liderë që largohen

Shqipëria ka nevojë për liderë që largohen

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Mbi 200 milionë euro në ekonomi, frymëmarrje sociale apo inflacion i ri?

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Lulet mbi bajgën e gomarit

Lulet mbi bajgën e gomarit

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm