Osmani bën bashkë Ambasadorët e Kosovës dhe të Serbisë

E publikuar: 15/08/2017 09:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ka thirrur në një mëngjes pune ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Maqedoni.

Në takim janë ftuar ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë.

Në këtë takim të parë nga një sërë takimesh koordinative të parapara me ambasadorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të diskutohen temat siç janë: Strategjia e zgjerimit të BE-së dhe cikli i ardhshëm i Raportit të KE-së për këta vende, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, Procesi i Berlinit dhe bashkëpunimi rajonal e cila rrjedh prej saj, shfrytëzimi efektiv i fondeve IPA, shkëmbim i informatave të interesit të përbashkët, bashkëpunimi ndërkufitar, etj., raportojnë mediat në Maqedoni.

Para fillimit të takimit, i cili parashihet të mbahet me fillim në ora 09:30 në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, zëvendëskryeministri Osmani do të japë deklarata për media.