Plagosën me thikë në gjoks bashkëatdhetarin e tyre, arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë në Itali

E publikuar: 11/05/2024 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët italianë mbrëmjen e djeshme (10 maj), pas një sherri me bashkëatdhetarin e tyre në Parma.

Mediat italiane shkruajnë se dy vëllezërit të moshës 40 dhe 32 vjeç goditën me thikë në gjoks një 33 vjeçar shqiptar. Ky i fundit u transportua në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dy vëllezërit u dërguan në paraburgim ku u është komunikuar akuza për tentativë vrasje. Sherri më pas u ndërpre me ndërhyrjen e policisë, të cilët ndaluan përshkallëzimin.