Merr flakë gjatë ngasjes makina në Tiranë, kalimtarët ndihmojnë shoferin në fikjen e zjarrit

E publikuar: 11/05/2024 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës, në Tiranë.

Siç duket në foto, flakët kanë përfshirë pjesën e përparme të automjetit.

Teksa e menjëhershme ka qenë ndërhyrja për të shuar flakët nga kalimtarët me fikëse zjarri dhe kova uji.

Pas disa përpjekjesh, flakët janë vënë nën kontroll.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.