Neymar e Ronaldo ne te njejten skuader nga viti i ardhshem !

27.03.2016 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Ishte periferia e futbollit francez. Por, tani, Parisi është shndërruar në epiqendrën që pritet të trondisë merkaton europiane dhe shkaktojë një revolucion në zonën e golit.
Sepse këtë herë PSG-ja do të dalë në pah jo vetëm për shifrat e saj stratosferike që do të vendosë në pjatë, por edhe për vlerën e lojtarëve, të gjithë futbollistë klasi, emrat e të cilëve qarkullojnë në rrugët kryesore të merkatos europiane.

Pasi u përshëndetën me Ezekiel Lavecin në janar, në verë klubi i sheikëve është gati për t’i dhënë lamtumirën edhe Zlatan Ibrahimoviçit (i skadon kontrata) dhe Edinson Kavanit: fundi i një epoke që mund të korrespondojë me nisjen e një cikli të ri me goditjet e shekullit.

Sipas “Corriere dello Sport”-it, presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi, ka përfshirë emrat e Nejmarit dhe Kristiano Ronaldos në projektin e tij të së ardhmes. Nejmar dhe CR7 Tek e ardhmja e Ibrës dhe Kavanit duhet ende edhe pak kohë për ta diskutuar.

Kështu që më mirë e nisim me ata që mund të vijnë në “Parc des Princes” ose më saktë, nga ata që sheiku Al-Thani do dëshironte të sillte të luanin në kopshtin e tij të artë në brigjet e lumit Senë. Emrat nuk mund të jenë përveçse dy, sepse, duke diskutuar goditjen e shekullit, duhet përjashtuar domosdoshmërisht emri i Lionel Mesit:

Kështu që bëhet fjalë për Kristiano Ronaldon dhe Nejmarin. Dy lojtarë klasi, por që njëkohësisht janë një investim afatmesëm dhe afatgjatë. Sepse për yllin e Realit të Madridit mund të bëhet fjalë për kontratën e fundit përpara asaj që do të mbyllte karrierën e tij në SHBA apo Kinë.

Ndërsa Nejmar është investimi afatgjatë, duke qenë se është vetëm 23 vjeç dhe është ende larg gjysmës së karrierës së tij gjithnjë e në ngjitje. Në sfond janë edhe një herë interesat e ngushta mes sportit dhe politikës: Katari i sheikëve është sponsori kryesor i Barcelonës dhe nuk do ta kishte problem që ta përdorte pikërisht këtë “levë”, për ta detyruar klubin katalanas që ta shiste yllin e saj…

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)