Në Britani nis stina e “paradës së bukurisë”

10.08.2016 01:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Në Britani nis stina e “paradës së bukurisë”

Në Britani e cilësojnë si stina e paradës së bukurisë. Por nuk bëhet fjalë për bukuri femërore. Bëhet fjalë për sezonin e supermakinave që nisin të qarkullojnë rrugëve të vendit ishullor, apo qoftë edhe të parkuara.

E këtu mund të përmenden për shembull një Mercedes-Benz McLaren i tëri i kromuar, një Lamborghini Aventador i lyer në ar apo edhe shumë të tjera.

Por cilët janë pronarët e tyre? Janë multimiliardera nga bota arabe, shumica e atyre që udhëtojnë enkas drejt Londrës nga Lindja e Mesme thuajse çdo verë.

Ndër të tilla automjetesh luksoze, të cilat janë të gjitha me targa nga Kuvajti, Emiratet, Katari apo edhe Arabia Saudite, përfshihet edhe Rolls Royce. Shumë prej tyre janë parë gjatë kësaj të marte në “Mayfair”.

Të parkuara jashtë “The Dorchester”-it, këto automjete janë të shoqëruara sigurisht edhe nga arabët super të pasur, të cilët i largohen të nxehtit përvëlues në Lindjen e Mesme.

Mbërritja e tyre është bërë si një ngjarje e zakonshme dhe e përvitshme, ndërkohë që duket se ekziston edhe një rivalitet mes tyre se cili ka makinën më të shtrenjtë dhe më të bukur, sigurisht edhe të modifikuara dhe jo prodhime në seri si të gjitha të tjerat.

Pronarët e tyre nuk janë gjithmonë në të njëjtën kohë me makinat në Londër, pasi shpesh herë i nisin ato me anije, e më pas i gjejnë gati në Mbretërinë e Bashkuar kur mbërrijnë vet në korrik apo në gusht.

Arabë të tjerë të pasur janë mëse të lumtur, apo më saktë nuk e vrasin mendjen fare nëse u duhet të shpenzojnë rreth 40 mijë paund për t’i ngjitur supermakinat e tyre në ndonjë avion transporti.

Gjatë viteve të kaluara, londinezët kanë parë mrekullira, siç ka qenë një Mercedes i veshur me kristale Swarovski, apo një Pagani Huayra prej rreth një milion paundësh. Makina të shtrenjta, apo jo?

/tch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Afërdita Dreshaj fotografohet pa brekë (Foto +16)

Afërdita Dreshaj fotografohet pa brekë (Foto +16)