Lifestyle

Mungesa e cilave ushqime krijon depresion?

19.04.2016 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Një nga sëmundjet më të përhapura në ditët e sotme është depresioni. Për fat të keq vazhdon të përhapet në shumë forma të tjera. Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm gjatë vitit të kaluar janë prekur prej kësaj patologjie rreth 350 milionë banorë, ose sa gjithë popullsia e SHBA-ve.

Por veç shkaqeve që kemi përmendur edhe më parë, në lindjen e kësaj sëmundjeje, me sa duket ndikojnë edhe disa mangësi elementesh ushqimore, që luajnë rol në përkeqësimin e stresit dhe ankthit. Aminoacide të ndryshme, vitamina B, zinku, magneziumi, jodi, hekuri dhe të tjerë janë elementë të pazëvendësueshëm në këtë drejtim.

Acidet yndyrore omega 3- Elementë të nevojshëm për ruajtjen e shëndetit të qelizave, veçanërisht të trurit. Gjenden më së shumti te peshku, e verdha e vezës, vaji i ullirit, farat e linit dhe arra.

Vitamina B- Të gjitha vitaminat e grupit B janë shumë të rëndësishme për shëndetin. Ato luajnë një rol mbrojtës ndaj iktusit, hidratojnë lëkurën, por ndikojnë edhe në gjendjen e humorit, sipas National Center for Biotechnology Information. Këto gjenden te frutat e detit, jeshillëqet, bananet dhe mishi i kuq.

Acidi folik- Njeriu ka nevojë për rreth 400 mcg acid folik në ditë dhe mjekët këshillojnë edhe një medikament të posaçëm, si Deplin, që përdoret në rastet e depresionit. Gjendet te bishtajoret, spinaqi, avokadoja, brokoli dhe disa fruta tropikale.

Zinku- Veç ndikimit pozitiv në sistemin intestinal, ai ndikon edhe te shëndeti mendor, duke lehtësuar funksionin e neurotransmetuesve. Gjendet veçanërisht te gruri, spinaqi, farat e kungullit dhe çokollata e zezë.

Seleni- Gjendet te lulja e diellit, buka integrale, peshku ton, arrat braziliane, mishi i derrit dhe ostrikat.

Magnezi- Ekspertët e quajnë ndryshe dhe antidoti i stresit dhe e gjejmë veçanërisht te soja, thjerrat, drithërat integrale, nënproduktet e qumështit dhe frutat e thata.

Vitamina D- Sipas National Institutes of Health, vitamina D duhet të merret deri në 600 UI në ditë dhe, përveçse sintetizohet edhe nga organizmi, ajo gjendet me shumicë te peshku, kërpudhat dhe vaji i mëlçisë së merlucit, shkruan ‘GSh’.

Jodi- Sikurse dhe seleni, jodi është i nevojshëm për mirëfunksionimin e gjëndrës tiroide dhe ndikon në përmirësimin e sistemit imunitar, por edhe në shëndetin e trurit dhe të disa funksioneve të tij, si kujtesa dhe rregullimi i temperaturës së trupit. Gjendet te djathi, kripa e jonizuar, algat, patatet, boronicat dhe toni në kuti.

Hekuri- Veçanërisht gratë kanë shumë nevojë për këtë element të rëndësishëm mineral. Mungesa e tij lidhet me ndryshimin e disa parametrave të gjakut dhe mund të çojë në anemi. Me këtë element janë të pasura farat e kungullit, arrat, prodhimet e sojës, mëlçitë e pulës, frutat e thata dhe mandarinat.

Aminoacidet- Disa prej tyre, organizmi ynë është në gjendje t’i sintetizojë edhe vetë, por nëntë prej tyre, të ashtuquajturit aminoacide të pazëvendësueshme, nuk i prodhon dot. Ato duhet të merren me anë të ushqimit dhe më së shumti gjenden te mishi, veza, nënproduktet e qumështit dhe bishtajoret.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji