Mehaj: Serbia është mikja e Rusisë dhe këtë po e dëshmon sërish

E publikuar: 28/02/2022 23:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mehaj: Serbia është mikja e Rusisë dhe këtë po e dëshmon sërish

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se është e rëndësishme të shikojmë nga afër vendimin e Serbisë për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për mos denimin e sulmeve ndaj Ukrainës.

Mehaj përmes një postimi në Twitter ka thënë se Serbia është aleate dhe mike e njohur e Rusisë dhe se këtë po e dëshmon sërish.
Pasi e gjithë bota po sheh pushtimin e Rusisë në Ukrainë, është e rëndësishme të shikojmë nga afër vendimin e Serbisë për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për të mos dënuar sulmet. Serbia është aleati dhe mikja e njohur e Rusisë dhe këtë e kanë dëshmuar sërish tani”, ka shkruar Mehaj.