Majlinda Kelmendi kualifikohet në çerekfinale në Grand Prixin e Tel Avivit

E publikuar: 24/01/2019 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhudisjta nga Kosova, Majlinda Kelmendi e ka nisur me rezultate pozitive Grand Prixin që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Xhudistët nga Kosova po vazhdojnë me rezultate të mira në këtë sport.

E fundit që ka arritur rezultat të mirë është pejania Majlinda Kelmendi.

Majlinda Kelmendi e ka nisur mbarë Grand Prixin e xhudos që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Foto: KOK/Facebook

Kampionia Olimpike e ka mposhtur me  Ippon xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani.

Kjo fitore e Majlindës erdhi në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke u kualifikuar në çerekfinale.

Në çerekfinale, xhudistja pejane do të takohet me Fabienne Kocher nga Zvicra. /Telegrafi/