Lufta e drejtë kundër terrorizmit

24.11.2015 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lufta e drejtë kundër terrorizmit

CHRIS PATTEN
Të gjithë ata burra dhe gra të reja që u vranë në Paris nuk duhet të jenë vrarë më kot. Vdekjet e tyre duhet të na sfidojnë të sigurohemi që Parisi, qyteti i dritave, do të ndihmojë në zhdukjen e errësirës që kërcënon se do të trondisë shekullin që po afron
Të hënën e kaluar udhëtova nga Parisi në Londër. Me tren, rruga zgjat dy orë e gjysmë. Ne jemi fqinjë, historitë dhe popujt tanë janë të ndërthurur. Mbesa ime dhjetë-vjeçare do të shkojë atje javën që vjen bashkë me prindërit e saj si dhuratë ditëlindjeje. Asaj i pëlqen shumë gjithçka që ka mësuar për Parisin. Kështu që, njësoj si londinezët, dhe qytetarët e shoqërive të lira kudo në botë, ajo u tmerrua nga mizoritë e fundit që ndodhën atje. Mendoj se ajo tha se mund të kishte ndodhur edhe këtu.

Mund të kishte ndodhur këtu, siç ndodhi në vitin 2005, siç mund të kishte ndodhur në Madrid ose Amsterdam, Berlin, Romë apo në çdo qytet tjetër europian. Kur presidenti François Hollande lajmëroi se jemi në luftë me të ashtuquajturin Shteti Islamik (ISIS), “ne”-ja na përfshinte edhe mua dhe ty. Lufta e Francës është lufta e Britanisë, lufta e Europës. Ajo na përfshin të gjithë ne.

Globalizimi nuk nënkupton vetëm mangot në supermarket në mes të dimrit, udhëtime më të lehta ajrore dhe Internetin. Edhe terrori dhe barbaria janë globalizuar gjithashtu. Burrat dhe gratë mund të mësohen, trajnohen dhe të armatosen me mijëra milje larg dhe të dërgohen në lagjet tona për të vrarë dhe gjymtuar. Terrori ndërkombëtare kërkon një reagim ndërkombëtar. Por kjo përgjigje duhet të përfshijë dialog dhe diplomaci. Ne nuk duhet të nxitemi nga tmerri dhe frika se mos harrojmë vlerat tona qytetare. Kjo është pikërisht ajo që dëshirojnë terroristët. Nuk duhet t’i demonizojmë myslimanët. Nuk duhet të djegim urat ndërfetare. Nuk duhet të heqim dorë nga parimet themelore të qytetërimit evropian, duke përfshirë detyrimin për të strehuar refugjatët nga e keqja. Reagimi instinktiv i kancelares gjermane Angela Merkel ndaj fluksit të emigrantëve duhet duartrokitur dhe nuk duhet dënuar.

Zgjimi populist ndaj burrave dhe grave të besimeve dhe etnive të ndryshme do t’i ndajë shoqëritë tona në një çast kur ne duhet të jemi të bashkuar. Kjo do të jetë në favor të terroristëve. Nga Bejruti në Paris, sulmet e terroristëve janë një përpjekje e qëllimshme për të përkeqësuar tensionet mes komuniteteve. Marine Le Pen e ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar në Francë dhe të tjera si ajo mund të jenë rreshterët e rekrutimit të ISIS-it.

Diplomacisë iu dha një nxitje e fortë në takimin e fundit të G-20-ës në Turqi. Kjo do të thotë, mbi të gjitha, detyrimi i rivalëve kryesorë të Lindjes së Mesme, Arabinë Saudite të qeverisur nga Sunni dhe Iranin e qeverisur nga Shia, të përballen me përgjegjësitë e tyre për të ulur armiqësitë midis grupeve Sunni dhe Shia dhe vendeve në Azisë Perëndimore. Vendet perëndimore kanë qenë viktima të betejave vicioze fuqive Saudite dhe iraniane. Ne duhet t’i japim fund ndarjeve midis atyre në Siri që kundërshtojnë ISIS-in. Kjo mund të përfshirë dhënien e një roli afatshkurtër në tranzicionin politik presidentit Bashar al-Assad (pjesërisht për të shpëtuar fytyrën e Rusisë). Por një president që ka bombarduar vetë qytetarët e tij nuk mund të jetë pjesë e një zgjidhjeje paqësore afatgjatë.

Janë tepër të rëndësishme qëllimet e duhura politike dhe përparësitë diplomatike. Por ne duhet të përballemi gjithashtu me faktin që nuk do ta mposhtim dot ISIS-in pa përpjekje ushtarake më të mëdha, më efikase dhe të koordinuara më mirë. Ne duhet ta nxjerrim ISIS-in nga kalifati i tij i vetëshpallur në Siri dhe Irak. Përndryshe, territori që ISIS kontrollon do të vazhdojë të jetë territor strehimi dhe trajnimi për vrasës. Ndoshta ndërhyrja më e fuqishme ushtarake do të provokojë mizori të mëtejshme. Por ajo që është e rëndësishme, është se sulmet mbi qytetërim do të vazhdojnë derisa t’ia kemi prerë kokën ISIS-it.

Duke qenë se terroristët shpesh mburren, duhet t’ia dalim mbanë të ndalojmë gjithmonë sulmet e tyre; ata duhet t’ia dalin mbanë vetëm herë pas here.

Kundërshtarë të ndërhyrjeve ushtarake citojnë dështimin në Irak dhe Afganistan për të justifikuar mungesën e veprimit. Ne duhet të mësojmë nga ato dështime. Por zbutja nuk është një nga mësimet. Nuk do t’i shpëtojm shoqëritë tona të lira duke bombarduar ISIS-in me emra të fortë dhe folje të dobëta, në vend të eksplozivëve të mëdhenj. Kryeministri anglez David Cameron e kupton qartësisht rëndësinë e rritjes së presionit ushtarak mbi ISIS-in. Por Europa – civilizimi – nuk do të shpëtojë nga një mendim urues.

Ndoshta çizmet ushtarake në terren do të duhet të vishen nga arabët, iranianët dhe kurdët, përfshirë edhe anëtarë të Brigadës Ndërkombëtare Peshmerga. Por ata kanë nevojë për mbështetje më të madhe – jo vetëm në ajër ose me armë dhe trajnime, por gjithashtu edhe nga forcat speciale perëndimore.

Ka gjithashtu një argument më të fortë, që NATO të pranojë se një nga anëtarët e saj, Franca, është sulmuar, prandaj vënia në zbatim e Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili siguron mbrojtjen e ndërsjellë. E gjithë Aleanca duhet të angazhohet në mposhtjen e terrorizmit.

E megjithatë, kjo nuk është luftë vetëm e Europës apo Shteteve të Bashkuara. Kjo ka të bëjë me rendin global në një botë të qëndrueshme dhe të begatë. Rusa dhe Kina duhet ta bëjnë të qartë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se shkatërrimi i ISIS është gjithashtu edhe lufta e tyre.

Të gjithë ata burra dhe gra të reja që u vranë në Paris nuk duhet të jenë vrarë më kot. Vdekjet e tyre duhet të na sfidojnë të sigurohemi që Parisi, qyteti i dritave, do të ndihmojë në zhdukjen e errësirës që kërcënon se do të trondisë shekullin që po afron.

*Guvernatori i fundit britanik i Hong Kongut dhe ish-komisioner i BE-së për punët e jashtme, aktualisht kancelar i Universitetit të Oksfordit. Shkruar për “Project Syndicate”.

Marrë nga reporter.al

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Tri palë zgjedhje të humbura, një pyetje pa përgjigje: Pse nuk largohet Abdixhiku?

Tri palë zgjedhje të humbura, një pyetje pa përgjigje: Pse nuk largohet Abdixhiku?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Kur Vota shndërrohet në mall pazari! Kah shkuan 349.5 milion?!

Kur Vota shndërrohet në mall pazari! Kah shkuan 349.5 milion?!

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Ekonomia e Rusisë është më e brishtë nga sa duket

Ekonomia e Rusisë është më e brishtë nga sa duket

Shqipëria ka nevojë për liderë që largohen

Shqipëria ka nevojë për liderë që largohen

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Mbi 200 milionë euro në ekonomi, frymëmarrje sociale apo inflacion i ri?

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Lulet mbi bajgën e gomarit

Lulet mbi bajgën e gomarit