Lorik Cana zbulon pasionin e tij të ri (Foto)

E publikuar: 19/02/2017 03:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke qenë se momentalisht po bën një pushim nga angazhimet profesionale Lorik Cana përveçse po argëtohet duke udhëtuar në vende të ndryshme, ai është pronari i një biznesi të ri.

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare pak orë më parë na ka treguar pasionin e tij për kuzhinën tradicionale dhe gjithashtu ka shfaqur ambientet e restorantit të tij ku ishte duke drekuar me prindërit.

Loriku ka postuar disa “insta story”, ku ajo që ka tërhequr vëmendjen ishte hyrja e tij ne kuzhinë, ku me përparësen e kuzhinierit po provonte të gatuante qofte tradicionale shqiptare.