Limaj: Jemi bashkuar për të mundur ata që njëherë i kemi mundur

E publikuar: 09/06/2017 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova zhvillohet jo me veprime individuale, por me ekip.

“Besoj është e qartë ngado që kemi shkuar e kemi shpalosur pogram, problemet e vështirësitë që ballafaqohet Kosova mund t’i tejkalojmë”.

“Vizionin tonë mund ta implementojmë, jo me veprime individuale, jo me arogancë, jo me shpirtngushtësi, por ka ardhur koha që Kosova brenda vetes dhe të tjerëve të veprojë si ekip në realizimin e objektivave madhore”.

Ai ka treguar edhe njëherë në tubimin përmbyllës të koalicionit PDK, AAK, Nisma se pse u krijua ky koalicion.

“Me ne nuk humb askush, ne nuk u bashkuam për të mundur njerëzit tanë, u bashkuam për të ja dhënë një mundësi vendit tonë”.

“Jemi bashkuar për të pasur një ekip të fuqishëm përballë atyre që njëherë i kemi mundur, do të jemi të gatshëm përsëri për të mbrojtur Kosovën”.

“Kemi treguar edhe në të kaluarën vullnetin tonë për të bashkëpunuar, jemi të gatshëm për të zgjatur dorë e bashkëpunuar me të gjithë fqinjët”.

Limaj ka thënë se ky koalicion nëse fiton do të përballet edhe me Serbinë.

“Ne nuk e ulim kokën, jemi të gatshëm e do të ballafaqohemi edhe me Vuçiqin sa herë që tenton ta rrënojë, sulmojë e cenojë Kosovën”, ka thënë ai.