Ligji në Turqi, zyrtarët do të përdorin vetëm makina që prodhohen në vend

E publikuar: 13/05/2024 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë punonjësit e personelit publik në Turqi, nuk do të përdorin dot makina të prodhuara jashtë, por vetëm ato që prodhohen në Turqi.

Vendimi është bërë publik nga ministri i Thesarit dhe Financave, i cili tha se personeli publik do të përdorë automjete “Made in Turkey”, TOGG.

Përveç ndalimit të blerjes së automjeteve të huaja do të reduktohet edhe numri i automjeteve publike. E njëjta masë do të vlejë edhe për mjetet e transportit publik në Turqi.

Si rezultat i këtyre vendimeve, del në pah një mision tjetër i rëndësishëm për Grupin e Ndërmarrjeve Automobilistike të Turqisë (TOGG). Tani pritet që punët në TOGG të rriten edhe më shumë.