Mushkolaj: Kurti dhe Krasniqi u dakorduan sonte për datën e zgjedhjeve

E publikuar: 13/05/2024 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Imer Mushkolaj

Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se takimi i kryeministrit Albin Kurti me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi, është fillim i fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.

Mushkolaj ndër të tjera tha se, gjatë takimit mes Kurtit e Krasniqit është vendosur edhe data e zgjedhjeve, por që nuk e bën publike atë sonte.

“Takimi i sotit është rezultat i plotë takimeve dhe bisedave jopublike që kanë ndodhur javëve të fundit mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk është diçka e befasishme kur Krasniqi ka pranuar ftesën, si kryetar i Partisë më të madhe opozitare, që ka më së shumti vota që do të mund të kryenin punë për shpërbë Kuvendin. Përpos që është fillimi i fushatës zgjedhore për zgjedhje tjera, pavarësisht që nuk u përmend data, besoj që është marrë vesh edhe për data.” – u shpreh Mushkolaj./dukagjini