LDK shënon sot 27 vjetorin e themelimit të saj

E publikuar: 23/12/2016 08:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia e parë politike në Kosovë e cila u themelua më 23 dhjetor të vitit 1989 sot shënon 27 vjetorin e themelimit të saj.

E themeluar si alternativa e parë e rezistencës politike shqiptare kundër regjimit komunist jo vetëm në Kosovë por edhe në ish-Jugosllavi, mblodhi një grup intelektualësh të cilët në Kuvendin themelues zgjodhën dr.Ibrahim Rugovën për kryetar të LDK-së.

Prej këtij momenti do të nis rrugëtimin politik edhe LDK-ja edhe dr.Ibrahim Rugova.

LDK u shndërrua në një uragan të fuqishëm që shembi mitet e sistemit komunist në Kosovë.

Dr.Ibrahim Rugova u shndërrua në lideri të shekullit të ri të shqiptarëve duke shënuar epokën e tij, Epokën e Ibrahim Rugovës.

E LDK për të festuar përvjetorin e saj, ka organizuar një ndejë në Hotel Emerald sot nga ora 12. /Indeksonline/