Kusari – Lila: Nuk e votojmë Kadri Veselin, për kryetar të Kuvendit

E publikuar: 24/08/2017 10:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari – Lila, ka theksuar se ajo dhe deputeti Ilir Deda nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

Ajo për Klan Kosova, ka thënë se është shumë me rëndësi që të zgjidhet kriza institucionale dhe të filloj numërimi i ditëve të mandatarit të Qeverisë, nga ana e koalicionit PDK – AAK dhe Nisma (PAN).

“Shumë e rëndësishme që të filloj ecja e ditëve për mandatarin e Qeverisë, ku mund të shohim se a ka mundësi ose jo, që konstelacioni fitues i zgjedhjeve të formojë Qeverinë. Nëse kjo nuk ndodhë, të vazhdoj mandatari i dytë, ta zhbllokoj situatën në vend dhe mos të ketë agoni”, ka shtuar ajo.

Më tutje Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se PAN-i mund ta caktojë një kandidat tjetër për kryetar Kuvendi, dhe ta zhbllokojë situatën e krijuar. /Telegrafi/