Rusia fut presidentin Zelensky në listën e personave në kërkim, reagon Ukraina: Dëshirojmë t’u kujtojmë se…

E publikuar: 04/05/2024 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rusia ka hapur një çështje penale kundër Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka futur atë në listën e persona në kërkim, njoftoi të shtunën Agjencia Shtetërore ruse e Lajmeve ‘TASS’. Ukraina e cilësoi njoftimin dëshmi të “dëshpërimit” të Moskës.

Agjencia ‘TASS’ njoftoi se baza e të dhënave të Ministrisë së Brendshme ruse tregonte se Volodymyr Zelensky ishte në listën e personave të kërkuar, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në një reagim Ministria e Jashtme e Ukrainës vuri në dukje se Presidenti rus Vladimir Putin ishte vetë subjekt arrestim bazuar në një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

“Dëshirojmë t’u kujtojmë se ndryshe nga njoftimet e pavlera ruse, një urdhër i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për arrestimin e diktatorit rus Vladimir Putin nën dyshimet për krime lufte është mëse i vërtetë real dhe i nënshtrohet zbatimit në 123 vende (të botës)“, thuhej në deklaratë.

Kievi tha se njoftimi rus ishte “dëshmi e dëshpërimit të makinës shtetërore ruse dhe propagandës së saj, që nuk mund të mendojë ndonjë mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen“.

Prej fillimit të sulmit ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 202, Rusia ka lëshuar urdhër-arreste për një numër politikanësh si ukrainas ashtu edhe evropianë.

Në muajin shkurt policia ruse futi Kryeministren estoneze Kaja Kallas, ministren e kulturës të Lituanisë dhe anëtarët e parlamentit të mëparshëm letonez në një listën e persona të kërkuar, duke i akuzuar për shkatërrimin e monumenteve të epokës sovjetike.

Moska lëshoi gjithashtu një urdhër arresti për prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, i cili vitin e kaluar përgatiti fletarrestin për Presidentin rus Putin, nën dyshimet për krime lufte./VOA