Aksident tragjik në Tiranë, makina përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

E publikuar: 04/05/2024 23:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi këtë pasdite në kryeqytet.

Shtetasi me iniciale Xh. H., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Për pasojë, ai ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit. Nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë që ka nisur hetimi nga grupi hetimor në vendngjarje.