Kurti takohet me homologun e tij britanik, Boris Johnson

E publikuar: 28/02/2022 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Londër, homologun e tij britanik, Boris Johnson, gjatë pjesëmarrjes së tij në samitin vjetor për investime në Ballkanin Perëndimor.

Veç Johnson, ai ka takuar edhe zyrtarë të tjerë britanikë, përcjell Klankosova.tv.

”WB6 është i domosdoshëm për sigurinë e Evropës dhe ky është tashmë një besim i përbashkët në shumë kryeqytete evropiane. Një kënaqësi e vërtetë të takojë Kryeministrin e Britanisë së Madhe @BorisJohnson” shkruan kryeministri kosovar, referuar edhe takimeve me zyrtarë të tjerë.