Kurti: Serbia shtet autoritar me aspirata territoriale ndaj Kosovës

E publikuar: 25/11/2022 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti VV

Sipas Kurtit, Serbia ka bërë përpjekje për ta minuar pavarësinë e Kosovës duke mos respektuar as mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë edhe pse vet e kishte kërkuar një mendim të tillë.

Kurti në fjalimin e tij në Kongresin e 26-të të Internacionales Socialiste që këtë fundjavë po mbahet në Madrid e ku kryetar i ri u zgjodh Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se përbërësi që mungon për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor është një Serbi demokratike”.

“Është ende një vend autoritar me aspirata territoriale ndaj nesh dhe me lidhje të gjera dhe të ngushta me Kremlinin. Për më tepër, që nga shpallja jonë e pavarësisë në vitin 2008, ajo është angazhuar vazhdimisht në fushata që synojnë të minojnë shtetësinë tonë. Edhe pse në vitin 2010 Serbia kërkoi mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë sonë, ajo ka zgjedhur të mos respektojë gjetjet e gjykatës. Kohët e fundit, ajo është përpjekur të përdorë ndikimin e saj në pjesën veriore të vendit tonë për të minuar sundimin e ligjit në atë rajon”, ka thënë Kurti, raporton teve1.info.

Kurti është shprehur se pavarësisht se kanë të bëjnë me një shtet që nuk pranon as krimet e luftës të kryera në Kosovë është vështirë të arrihet një paqe e vërtetë, mbetët i angazhuar për dialog të cilin po e lehtëson Bashkimi Evropian.

“Paralelisht, unë mbetem i përkushtuar ndaj këtij dialogu të lehtësuar nga BE-ja me lidershipin aktual të Serbisë. Dialogu edhe me ata që nuk ndajnë të njëjtat vlera”, ka thënë Kurti.

Ai në gjatë fjalimit ka folur edhe ndryshimet që sipas tij janë bërë me qeverisjen aktuale, duke përmendur rritjen e zhvillimit ekonomik, të hyrave.