Kur mosha nuk është problem: Sulmuesit që pavarësisht viteve mbi supe, vazhdojnë të shënojnë shumë gola

E publikuar: 23/01/2019 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për futbollistët pasi të kalohen të tridhjetat bëhet më e vështirë, por ka edhe nga ata që nuk ndalen edhe në këtë moshë.

Thënia është si vera, sa më e vjetër aq më e mirë, vjen për shumë lojtarë, që në Evropë po tregojnë formë të lartë.

Marca ka zgjedhur disa nga sulmuesit që vazhdojnë të shënojnë pandalur, edhe pse janë në mesin e 30-tave.

Jorge Molina (36 vjeç)

Tetë gola, janë shënuar nga sulmuesi i Getafes, që po e shijon sezonin më të mirë në karrierën e ti, duke e ndihmuar edhe skuadrën që të jetë në vendin e gjashtë në La Liga. ata kanë edhe një rast për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Fabio Quagliarella (35 vjeç)

Ai mbush këtë muaj 36 vjet, sulmuesi i Sampdoria është duke udhëhequr listën e shënuesve të Serie A me 14 gola – së bashku me Duvan Zapatan dhe Cristiano Ronaldon.

Sezoni i kaluar ishte më i miri në karrierë, me 19 gola në kampionat.

Glenn Murray (35 vjeç)

Me tetë gola këtë sezon, Murray po ndihmon Brighton të largohet nga zona e rënies në Ligën Premier.

Klass-Jan Huntelaar (35 vjeç)

Tani sulmues në Ajax, ish-sulmuesi i Real Madrid ka 14 gola dhe katër asistime. Te Ajax shpresojnë që ai të luajë dhe të shënojë kundër Los Blancos në Ligën e Kampionëve.

Robin van Persie (35 vjeç)

Një tjetër i rikthyer në Eredivisie, holandezi ka tetë gola këtë sezon, përkundër vuajtjeve me disa probleme fizike. Ai është kapiten i një ekipi si PSV që udhëheq kampionatin.

Guillaume Hoarau (34 vjeç)

Francezi i plakur që ndriçon me Young Boys dhe ka 19 gola në të tri garat. Ata po e udhëheq kampionatin dhe me gjasë do ta fitojnë.

Charles (34 vjeç)

Brazili ka tetë gola në mes të Kupës së Mbretit dhe LaLigas për Eibarin.

Igor Angulo (34 vjeç)

Pesëmbëdhjetë gola për Gornik Zabrze  në aventurën polake, janë numër i paarritur më parë nga sulmuesi Agulo.

Basku po shkëlqen dhe është viti më i mirë që prej se u largua ai në vitin 2013. /Telegrafi/

(FOTOT: GETTY IMAGES)