Kundërshtohet shkurtimi i afatit për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale

E publikuar: 26/09/2017 08:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizatat e shoqërisë civile janë shprehur kundër kërkesës së ministrit të Financave, Bedri Hamza, për shkurtim të afatit për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale nga pesë vjet në pesë muaj.

Sipas tyre, afati prej pesë muajve, i kërkuar nga Hamza është i papranueshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Ato vlerësojnë se asnjë komision për verifikim të statusit të këtyre viktimave nuk do të mundë të kryejë punën në afat më të shkurtër se pesë vjet.

Sipas Rregullores për përcaktimin e procedurave për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, anëtarët e Komisionit kanë mandat 5-vjeçar.