Konjufca: Ne kemi bërë pesë kompromise të mëdha, tani është radha e LDK’së

E publikuar: 24/12/2019 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se negociatat me LDK’në kanë mbetur peng shkaku i kërkesës për presidentin.

‘’Krejt negociatat kanë mbetur peng kur kemi ardhur tek çështja e presidentit të cilin e ka hapur LDK’ja, e jo ne. Është gabim qysh po e shoh tendencën që me pozicionuar në përgjegjësi të barabartë në këtë që nuk po arrihet si marrëveshje. VV e ka krejtësisht jashtë postin e presidentit’’, ka thënë ai.

‘’LVV nuk e kërkon presidentin, merreni fjalën si të mirëqenë, as kryeministrin, e kemi fituar me meritë. Jemi pajtuar me vendos me kritere. Ajo që ka qenë para zgjedhjeve, ka qenë para zgjedhjeve’’

‘’Ka një ngecje në një pikë specifike, për shembull imagjinoni një situatë pozicionin e presidentit jashtë kornizës së marrëveshjes, Për 60 sekonda bëhet marrëveshja. Këtu kemi ngecur’’

Glauk Konjufca ka numëruar kompromiset që sipas tij janë bërë me LDK’më, e që thotë se duhet vlerësuar nga kjo parti.

‘’Shtatë takime për vijat e trasha dhe pastaj ky takimi vetëm ata dy dhe aty ka ndodh kompromisi i parë i VV që Albini ia ka ofruar LDK’së zgjedhjen e parë. Kompromisi i dytë ndarja e barabartë e ministrive i cili duhet të vlerësohet. Në Gjermani i kanë të ndara 9 me 6. Kompromisi i tretë ka qenë që zëvendës kryeministri i parë i takon LDK, i katërt që ta negociojmë edhe kryeparlamentarin, e që sipas Kushtetutës i takon fituesit të zgjedhjeve, i pesti gjenoriziteti sa i përket programit të VV’së, akomodimi i programit te LDK’së. Këto kompromise nuk kanë qenë të vogla’’, ka thënë Konjufca në Dukagjini.