Komunitetet joshumicë duan përkrahje më të madhe nga institucionet komunale

E publikuar: 11/11/2021 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në takimin e mbajtur me qytetarët e komunitetit Rom, dëgjuam shumë probleme që ata kanë, si dhe diskriminimi i madh që i bëhet atyre.

Kryetari Alban Hyseni, i shoqëruar nga ministri Elbert Krasniqi, u zotua se pas ardhjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në krye të komunës, diskriminimi ndaj këtij komuniteti nga institucionet komunale do të marë fund. Ne besojmë në barazi, andaj edhe e promovojmë dhe do ta zbatojmë atë. Vetëm nëse jemi të bashkuar të gjithë, mund të arrijmë realizimin e synimeve tona të përbashkëta.