Rei Manaj shkon në Angli, do të jetë lojtar i Watford në ligën e dytë

E publikuar: 12/07/2022 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Rei Manaj është lojtar i Watfordit që luan në ligën e dytë angleze, Championship.

25-vjeçari firmosi kontratën e re për tre vitet e ardhshme me klubin anglez. Kartoni i Manaj ishte në pronësi të skuadrës së Barcelonës. Sezonin e shkuar ai luajti në serinë italiane me Spezias ku mbylli sezonin me 30 prezenca dhe shënoi 5 gola, duke ndihmuar klubin e tij të sigurojë qëndrimin në kategorinë superiore italiane.

Manaj është lojtar i kombëtares shqiptare dhe ai është grumbulluar rregullisht vitet e fundit nga trajneri Edi Reja. 25-vjeçari ka qenë lojtar i Interit në të shkuarën për një periudhë të shkurtër kur klubi zikaltër drejtohej nga Roberto Mancini, sot trajner i kombëtares italiane.

Manaj ka luajtur dhe me Pescarën në Itali e ka pasur eksperienca në Spanjë me Granadën dhe skuadrën e Albacete. Sulmuesi shqiptar është lojtari i tretë i kombëtares shqiptare që shkon të luajë në Britaninë e Madhe.

Pak ditë më parë, portjeri Ttomas Strakosha firmosi me skuadrën e Brendford që luan në Premier Ligë, ndërsa sulmuesi Armando Broja është në pronësi të Chelsit dhe sivjet luajti në huazim tek Sauthempton./tch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!