Ballkani pëson humbje dhe eliminohet nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve

E publikuar: 12/07/2022 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ballkani është eliminuar nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve, pasi pësoi humbje nga Zalgiris, me rezultat të përgjithshëm 1-2.

Në ndeshjen e zhvilluar në Lins të Lituanisë, 90 minutat e parë nuk dhuruan gola, dhe ndeshja shkoi në vazhdime, transmeton Klankosova.tv.

Në vazhdime, në minutën e 96-të, Zalgirisit ia dhuroi fitoren Mathias Oyewusi.

Ballkani kishte dy mundësi të arta në fund të ndeshjes, por që nuk arriti t’i konkretizojë.

Skuadra nga Suhareka garat tani do t’i vazhdojë në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.