Kina do t’i ofrojë Afrikës 1 miliard doza të tjera vaksinash kundër COVID-19

E publikuar: 01/12/2021 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve afrikane ka njohur një zhvillim shumëdimensional.Ai është zgjeruar e forcuar edhe më shumë në perpjekjen e përbashket ndaj pandemisë Covid -19.Në vijim të thellimit të këtij bashkëpunimi,
presidenti i Kinës Xi Jinping tha të hënën se Kina do t’i ofrojë Afrikës një miliard doza vaksinash të tjera kundër COVID-19.

Xi i tha këto në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes të Konferencës së 8-të Ministrore të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë përmes videolidhjes.

Ky veprim synon ta ndihmojë Bashkimin Afrikan për ta arritur objektivin e vaksinimit të 60 për qind të popullsisë afrikane deri në vitin 2022, tha Xi.

Më 14 tetor u mbërritën në Brundi ndihmat kineze me vaksinat kundër COVID-19/ VCG
Sipas tij, 1 miliard dozat shtesë përfshijnë 600 milionë doza si dhurim dhe 400 milionë të tjera do të ofrohen nëpërmjet mënyrave si prodhimi i përbashkët nga kompanitë kienze dhe vendet përkatëse afrikane.

Krahas kësaj, Kina do të ndërmarrë edhe 10 projekte mjekësore e shëndetësore në vendet afrikane dhe do të dërgojë në Afrikë 1500 punonjës mjekësor dhe ekspertë të shëndetit publik.