60-vjeçarja zgjedhet “Miss Buenos Aires”

E publikuar: 25/04/2024 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alejandra Marisa Rodriguez, 60 vjeçarja zgjidhet “Miss Buenos Aires”.

Rasti i Alejandra Marisa Rodriguez, po konsiderohet i rrallë.

Ajo po tregon se bukuria nuk njeh moshë.

60-vjeçarja ka arritur ta rrëmbejë kurorën e më të bukures së Buenos Airesit.

Rodriguez po konsiderohet si e para që e arrijnë këtë sukses me këtë moshë. Tani, ajo po aspiron që të garojë edhe për më të bukurën e Argjentinës, më 25 maj.

Alejandra Marisa Rodriguez, ka dy profesione, juriste dhe gazetare.

Konkurrimi i saj u bë i mundur për shkak të rregulloreve të reja të organizatës ndërkombëtare, e cila vendosi të eliminonte kufirin e moshës.

Më parë, mosha ishte thelbësore dhe vetëm gratë midis 18 dhe 28 vjeç mund të merrnin pjesë.