I dehur, djali i shoferit të Pal Lekajt godet një këmbësore në Gjakovë, voziste pa patentë shofer

E publikuar: 25/04/2024 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person në Gjakovë e ka goditur me veturë një këmbësore, sot në Gjakovë.

Personi që e ka shkaktuar aksidentin kuptohet se është djali i shoferit të deputetit, Pal Lekaj.

Siç mëson Sinjali, Leart Kusari i biri i Leandrit Kusarit, dyshohet se derisa ishte nën ndikimin e alkoolit, ka goditur me automjet një vajzë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në bazë të informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur gjatë ditës dhe Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari Kusari është shoqëruar në stacion policor dhe më pas me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Burimet e medias kanë bërë me dije se i dyshuari ka vozitur pa patentë shofer, pasi ky dokument i ishte konfiskuar për 9 muaj.

Kusarit i është konfiskuar edhe automjeti, dhe brenda aftit ligjor pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.