Këshilltari i ministrit ukrainas: Prigozhini mund të vritet me urdhër të Putinit – shqetësim janë kokat bërthamore

E publikuar: 24/06/2023 19:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anton Gerashchenko, këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, ka thënë se lideri i Ëagnerit, Yegeny Prigozhin, ose do të vritet brenda 24 orëve ose do ta marrë Kremlinin.

Sipas Geraschenkos, Prigozhini brenda 24 orëve mund të vritet nga një sulm raketor i urdhëruar nga Putini.

“Ose Prigozhin do të shkatërrohet brenda 24 orëve nga një sulm raketor i urdhëruar nga Putin, ose ai do të marrë Kremlinin dhe do të deklarohet si diktator ushtarak rus. Ajo që vjen më pas do të jetë lufta civile dhe shpërbërja e Rusisë”.

“Shqetësimi im është se çfarë do të ndodhë me mijëra koka bërthamore, në raketa dhe avionë, nëse Prigozhin i kontrollon ato”, tha Geraschenko, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se lideri i Ëagnerit bashkë me trupat e tij ia ka mësyrë Moskës, ndërsa sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, është vetëm çështje orësh kur ai do të mbërrij në kryeqytetin rus.