Diga e Gjilanit del nga shtrati, vërshime dhe telashe në komunikacion

E publikuar: 09/05/2024 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diga e Gjilanit ka dalë nga shtrati, duke vërshuar kështu rrugën, me ç’rast ka shkaktuar vështirësi në komunikacion.

Nga pamjet e siguruara nga “Indeksonline”, shihen veturat të cilat po kanë vështirësi në qarkullim, teksa vazhdojnë dhe reshjet e shiut.

Problemet në komunikacion veçse kanë filluar në këtë pjesë me daljen e Digës së Gjilanit nga shtrati menjeherë pas fillimit të reshjeve të shiut. Ndërkaq mot me shi pritet të jetë dhe gjatë tërë ditës së nesërme.

Ndryshe Diga e Gjilanit është një nga digat me prurjën më të madhe të ujit në Kosovë.

Klikoni këtu për VIDEO