Tjetër aksident me të lënduar, tani në rrugën Prevallë-Prizren

E publikuar: 08/05/2024 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prevallë-Prizren, sonte rreth orës 21:25.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi, konfirmoj për Insajderin se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.

Bytyqi tha se po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Policia ka kryer të gjitha procedurat në vendin e ngjarjes, rasti është në hetime”, tha Bytyqi