Ndalohet për 48 orë polici i cili dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur

E publikuar: 09/05/2024 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një polic është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në Gjakovë.

Kështu ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

I dyshuari ishte arrestuar dje nga IPK-ja, ndërsa sot me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë.

“Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar dje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK thotë se veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.