Juventusi vazhdon me fitore, mposht në shtëpi Chievon dhe mbanë distancën me Napolin

E publikuar: 21/01/2019 22:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zonja e Vjetër nuk njeh kundërshtarë në Serie A duke marr fitoren e 18, pasi e mposhti Chievon me rezultat 3-0.

Juve arriti të kalojë në epërsi me golin e bukur të realizuar nga Douglas Costa në minutën e 13-të.

Festa e golit të Douglas Costa . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Por vendasit nuk u ndalën dhe vazhduan me sulme.

Juve e gjeti golin e dytë në fundin e pjesës së parë me Emre Can që mori një pasim fantastik nga Paulo Dybalan.

Emre Can duke e festuar golin e parë te Juventusi . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Në pjesën e dytë liderët e Serie A fituan penallti, por që gjuajtja e Ronaldos u ndal nga Sorrentino.

Goli i tretë erdhi në fundin e sfidës me Daniele Ruganin që shënoi me kokë.

Juve tani ka 56 pikë, nëntë më shumë se Napoli që është i dyti. /Telegrafi/